Një paciente 58-vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë para disa orësh te spitali Infektiv në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë e cila sqaron se gruaja ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.
MSH njofton se pacientja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe semundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension./En.Br./Fjala.al