Një lajm i rëndësishëm vjen nga Ambasada e SHBA-ve për të gjithë qytetarët me viza amerikane të cilët janë bllokuar për shkak të mbylljes së udhëtimeve në kuadër të masave anti-covid.
Me anë të një postimi në rrjetin social ambasada ka dhënë mesazhin e saj duke theksuar se aktualisht këtyre qytetarëve nuk iu lejohet që të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara.
Postimi i plotë
“Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre.”
Bo.Ba/fjala.al