“Stafi i Fly Ernest iku”, drejtori i AC: Sot u nisën 3 avionë me udhëtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri në një deklaratë për mediat lidhur me qytetarët që kishin prerë biletat, por kompania ‘Fly Ernest’ i la rrugëve.

Keri deklaroi se pasditen e sotme u vendosën menjëherë tre avionë shtesë, ndërsa dy u nisën direkt drejt Veronës dhe Milano.

Ai tha se stafi i kompanisë ‘Fly Ernest’ jo vetëm që nuk u përgjigjet qytetarëve, por është larguar nga aeroporti.

“Ka qenë ditë intensive dhe pas insistimit të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të  Aviacionit Civil Shqiptar kompania rreth orës 17:30 ka firmosur një kontratë vetëm për ditën e sotme për tre avionë shtesë, dy sapo u larguan drejt Veronës dhe Milanos dhe një është në pritje në Verona që pritet të largohet në drejtim të Milanos në 9:20. Gjitha kjo në përpjekje për të mbrojtur qytetarët. Stafi i “Fly Ernest u largua nga aeroporti se qytetarët ishin të revoltuar” tha Krislen Keri nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Por sfidë mbetet dita e nesërme dhe në vijim.

“Pas firmosjes së kontratës së sotme ne kemi kërkuar llogari për ditën e nesërme. Kompania minimalisht ka për detyrë të çojë pasagjerët në destinacion deri në datë 13 janar. Autoriteti italian do të rishprehet me 13 janar nëse do të vazhdojë operimin ose jo. Deri atëherë duhet të kryejë fluturimet” tha ai.

Keri sqaroi se roli i Aviacionit Civil Shqiptar ka qenë i kufizuar, vetëm monitorues. /Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV