Tryeza për “Zgjedhoren”/Reagon Mirush Kabashi: Jemi si anije pa busull (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe aktori Mirush Kabashi është jashtë nismës për ndryshimin e sistemit por jo se është dakord me sjelljen e politikës.

Ai nuk nguron të thotë mendimin e tij ndaj Reformës Zgjedhore. Në takimin e shoqërisë civile Kabashi shprehu pikëpamjet e tij për shoqërinë e demokracinë.

Fjala e plotë

“Reforma elektorale, ne deri tani kemi diskutuar se si t’i vjedhim votat ose si ti ruajmë nga armiku po ti vjedhim ne, domethënë brenda familjes së politikës. Po kush e ka bërë, kush e ka futur këtë element në sistemin politikë, kush e futi? Vetë partitë politike. Dhe e kanë perfeksionuar deri në këtë formë sa sot nuk po arrijmë dot t’ia gjejnë zgjidhjen”, është shprehur Kabashi. Shoqëria shqiptare është si një anije e cila nuk ka busull dhe nuk ka një destinacion.

Mos thotë njeri që kemi demokraci, ku është e shprehur?” ka thënë ndër të tjera aktori. Të njëjtat ministra apo nipat, mbesat, me të njëjtat vetura, me të njëjtët shoferë, do të drejtojnë të njëjtat ministri. Po si kështu, fitimtarët fitimtarë, e të mundurit të mundur në përjetësi? Ah jo! Në qoftë kështu mos ardhsh kurrë oj demokraci! Dhe më duket se drejt këtyre vargjeve, si profet më duket Bardhyl Londo, drejt këtyre ne po shkojmë nëse do të vazhdohet kështu. Do të formojmë edhe diktatorë të rinj”, është shprehur më tej ai.

Sakaq Kabashi në fund të fjalës së tij recitoi disa vargje nga një ish-i përndjekur.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV