Covid-19 prek institucionet/ Zbulohen vatrat e reja në Durrës, Elbasan dhe Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Institucione të rëndësishme janë kthyer në vatër infeksioni për Covid-19 menjëherë pas rihapjes. Bëhet me dije se Materniteti i Vlorës është kthyer në një vatër të re e Covid-19, duke bërë që stafi mjekësor të futet në karantinë.

Ndërkohë në Durrës bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, ku dy persona të infektuar janë pjesë e stafit mjekësor, ndërsa 4 të tjerët janë kontakte të mëparshme.

Gjithashtu një vatër e re duket se është shfaqur në qytetin e Elbasanit, një rast me Covid-19 është konfirmuar 24 orët e fundit. Bëhet me dije se personi i infektuar është jurist në univeristetin “Aleksandër Xhuvani”.

Kujtojmë se ditën e djeshme janë konfirmuar 50 raste me Covid-19. Ndërkohë që harta është zgjeruar në qytetin e Shkodrës me 12, në Tiranë me 11, në Vlorë me 7, në Krujë me 6, në Korcë me 5, në Durrës me 4, dhe nga 2 raste në Pukë e Kurbin./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Lajme të tjera

Web TV