FOTO/Kush është i arrestuari i sotëm për atentatin ndaj Hekuran Billës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Mediatik “FJALA” ka siguruar foton e 22-vjeçarit Sebastian Mali të arrestuar sot lidhur me atentatin ndaj Hekuran Billës, ngjarje kjo e ndodhur më 11 qershor të këtij viti te zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet. Mali akuzohet si bashkëpunëtor për ngjarjen në fjalë dhe është nipi i Prel Markut të ekzekutuar nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Angli.

Para grupit hetimor, mësohet se ai ka mohuar akuzat se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Billës, por sipas burimeve zyrtare, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Mbi 22-vjeçarin Sebastian Mali rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”./En.Br./Fjala.al

 

 

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV