Gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Kompania fituese do të jetë ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka hapur ditën e sotme garën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama dha detaje të projektit gjatë fjalës së tij, duke thënë se kompania fituese e këtij projekti do të jetë ndërkombëtare dhe theksoi se edhe pse është shqyrtuar mundësia e ndërtimit të tunelit me PPP, shteti ka vendosur ta bëjë vetë me paratë e buxhetit.

“Jemi në fillim të kurorëzimit të procesit për mbajtjen e këtij zotimi. Bëhet fjalë për një zonë me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një natyrë dhe klimë të mrekullueshme, por bëhet fjalë edhe për një zonë me histori dhe trashëgimi tjetër që sot e gjithë ditën mbetet një thesar i pazbuluar.

Bëhet fjalë për një zonë që gjendet në librin e Jul Cezarit, ku ai shkruan se “në mesditën e 5-janarit kishte zbarkuar mes shkëmbinjve në vendin që quhej Paleste”, pra në Palasë. E them me shumë krenari që sot jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator shumë i fuqishëm në të gjithë rivierën joniane.

Në kontaktet tona me investitorët e huaj, shumë të interesuar për të investuar në turizëm. Përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën do të ndërtohet, Aeroporti i Vlorës, përtej faktit se një tjetër aeroport, edhe ai i Sarandës do të ndërtohet, kyçi mbetet Llogaraja.

Faktikisht janë bërë të gjitha analizat, është bërë një punë mbresëlënëse nga ministrja dhe stafi për të matur të gjithë parametrat. Janë eksploruar dhe rrugët e mundshme të realizimit të projektit me investime të huaja apo partneritet publik privat dhe është rënë në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe çohet deri në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

Lexo edhe :  “Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në punë sot”, Rama: Në gatishmëri për çdo emergjencë

Projekti do të detajohet nga një proces i hapur dhe ndërkombëtar, do të përzgjidhet një kompani e huaj në këtë fushë dhe pastaj përsëri do të hidhet një garë ndërkombëtare për të siguruar realizimin e tij sa më mirë.”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

SPAK çon për gjykim dosjen “Toyota Yaris”, merret i pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”, duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin...

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit,...

U rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Rama vlerëson Lara Colturin: Yll bote!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi e ka nisur në mënyrë perfekte vitin, teksa u rendit në vendin e dytë në garën e Sllovenisë, në Kupën...

Momente tmerri, ariu futet në shtëpinë e ish-futbollistit Martin Demichelis

Momente tmerri për ish-futbollistin e Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis. Festat e fundvitit, nuk janë kaluar në mënyrën më të mire për ish-lojtarin...

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë. Ngjarj ka ndodhur rreth orës 01:00 sapo kalon...

Lajme të tjera

Web TV