Ndodhej te Garda e Republikës/Publikohet pas 75 vjetësh vila madhështore e Xhemal Aranitasit që nuk ekziston më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhemal Aranitasi ka qenë ministër i Luftës dhe komandat i ushtrisë shqiptare gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut. Një ushtarak me gradën madhore gjeneral, ai shërbeu edhe në gardën mbretërore të Zogut dhe cilësohet si një nga themeluesit e ushtrisë moderne shqiptare. I lindur në Mallakastër të Fierit ai ishte pinjol I një familje të njohur të kohës.

Pothuajse në të gjitha fotot ai shfaqet I veshur me uniformën ushtarake shqiptare dhe ka qenë pikërisht Aranitasi organizuesi dhe drejtuesi I të gjitha paradave dhe ceremonive ushtarake të asaj kohe. Ai ishte I vetmi shqiptar në stafin drejtues të atyre që themeluan ushtrinë dhe xhandarmërinë gjatë mbretërisë së Zogut, mes Leon Gilhardit, Gustav vonë Myrdacz dhe Frenk Sterling.

Aranitasi ishte arsimuar në Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe më parë kishte shërbyer edhe në ushtrinë turke me gradën kolonel si komandant I një reparti artilerie. Edhe babai i Xhemal Aranitasit, Ibrahim Aranitasi kishte qenë më parë ushtarak në ushtrinë turke. Xhemal Aranitasi u kthye në Shqipëri në vitin 1920 për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve të shtetit shqiptar. Aranitasi jetoi për shumë kohë në Tiranë dhe u largua nga kryeqyteti më 6 prill 1939 pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Gjatë kohësh që jetoi në Tiranë ai ishte pjesë e parisë së kryeqytetit. Studiuesi i njohur Cezar Ndreu që jeton në SHBA publikon sot në profilin e tij në facebook për herë të parë vilën e gjeneral Xhemal Aranitasit, e cila sot nuk ekziston më. Ajo u shkatërrua pas ardhjes në pushtet te Enver Hoxhës.

Vila katër katëshe është e një stili krejt të veçantë. Ajo nuk ngjan me asnjë vilë tjetër të ndërtuar në atë kohë në Tiranë. Ka mur dhe dritare të veçanta dhe e gjitha ishte e rrethuar me kangjella hekuri dhe një portë të madhe, ndoshta e destinuar për të future edhe makinën brenda. Ndodhej diku aty ku sot ndodhte Garda e Republikës dhe ishte pjesë e ndërtimit të pjesës së re të Tiranës që u quajt Tirana e re, një emër që e mban edhe sot e kësaj dite.

Lexo edhe :  Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Në atë kohë Zogu ideoi që Tiranë të shtrihej në pjesën juglindore dhe aty u ndërtuan sipas një plani rregullues model një lagje me vila shumë të bukura të ndërtuara kryesisht nga qeveritarë, diplomatë, tregtarë dhe të huaj. Aranitasi vdiq në vitin 1961 në Turqi.

Të fundit

DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai...

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Ohërin, ku u takua me Presidenten Siljanovska-Davkova për të diskutuar bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë...

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve. Ndryshe nga ditët...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Lajme të tjera

Web TV