“Kishim diskutime të mëdha për projektin”, Rama dhe Balluku inspektojnë ndërtimet në HEC-in e Moglicës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Eergjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar nga afër ndërtimet në HEC-in e Moglicës.

Gjatë këtij inspektimi Rama tha se mban mend se për këtë projekt ka pasur diskutime të mëdha, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur që punimet tashmë kanë shkuar në një fazë të avancuar.

Eksperti: Gjithçka kontrollohet e monitorohet nga një sallë tele-komandimi. Kemi sallë kontrolli provizore. Kemi bërë gërmime të thella të baraz-vlefshme me lartësinë e një pallati.

Edi Rama: Më vjen mirë që jeni të kënaqur me bashkëpunimin. Ka pasur diskutime të mëdha për projektin e në radhë të parë ndërtimi i rrugës por edhe çështje të tjera. Përkundër perceptimit, në Shqipëri ata që morën përsipër të ndërtojnë hidrocentralin janë ndjerë shumë më mirë se në vende të tjera.

Kryeqeveritari ka thënë më herët se HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

“HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik”,- është shprehur Edi Rama.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vazhdon ‘hemorragjia ’tek Partia e Lirisë,Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar drejt PS-së

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati...

Nga shtatori ushqim falas, Do të zbatohet në plot 119 shkolla 9-vjeçare në Tiranë

Ushqimi falas në shkollat 9 vjeçare në Tiranë do të zbatohet në plot 119 shkolla nga shtatori i 2025-ës. Kështu u shpreh nënkryetari i...

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu porosi hartuesve të testeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë...

Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave. Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit...

Gruaja në Elbasan godet 25-vjeçaren me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV