Horoskopi, e mërkurë 24 qershor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Kjo është një periudhë mjaft pozitive për dashurinë, veç bëni kujdes nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive. Disa ndryshime janë në horizont. Puna paraqitet mjaft mirë, ku shumë shpejt gjërat do të përmirësohen dhe mundësitë nuk do të mungojnë.

Demi

Ndikimi i kundërt i Hënës do të krijojë shqetësime në dashuri, sidomos me të lindurit e shenjës së ujorit dhe luanit. Në punë, mund të ketë zhvillime të reja, por duhet treguar kujdes me anën ligjore dhe burokratike.

Binjakët

E mërkura do të jetë mjaft interesante sa i takon dashurisë. Do të jeni të përqendruar tek e ardhmja dhe doni ta lini të shkuarën pas shpine. Megjithatë të tradhtuarit ose të qenit i/e tradhtuar, do të sjellë probleme në çift. Në punë nuk keni ende mundësi për ndryshime, edhe pse dëshira është e madhe.

Gaforrja

Ju pret një ditë pozitive për dashurinë. Do i bëni gjërat me qetësi, dhe do arrini që të bëni një zgjedhje të duhur. Po ashtu do të përqendroheni tek problemet dhe do mundoheni që ti zgjidhni.

Luani

Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të jini të qetë. Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do e trazojë gjendjen shpirtërore. Mundohuni të mos përfshiheni në debate. Merrni kohën që ju duhet për të çuar deri në fund gjërat që do të bëni.

Virgjëresha

Në dashuri situata paraqitet e komplikuara, ku diçka që nuk shkon, ka nevojë për sqarim. Nuk keni dëshirë për të debatuar apo pasur probleme. Mundësi të reja financiare dhe profesionale, paraqiten për të lindurit e kësaj shenje.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm në shenjën tuaj. Ky është moment rikuperimi në çdo drejtim. Sa i takon çështjeve ligjore, mund të gjeni një marrëveshje.

Lexo edhe :  Për të hequr qafe erën e keqe të gojës, zbatoni këto truke të thjeshta

Akrepi

Ndikimi i kundërt i Hënës ju fton që të bëni kujdes. Mos u dekurajoni nga problemet në çift. Në punë mund të merrni lajme pozitive, ku ndryshimet do të vijnë për mirë.

Shigjetari

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por në dashuri do të ndihen ende disa probleme. Nëse në muajt e kaluar jeni përballur me një ndarje, tashmë do të keni mundësi të riktheheni në lojë.

Bricjapi

Me ndikimin e kundërt të ujorit dhe akrepit, mund të keni probleme. Mundohuni që të pushoni dhe të rrini në qetësi. Përkushtojuni projekteve të sigurta dhe ndiqni këshillat që do ju jepen.

Ujori

Ndiheni të pasigurtë në lidhjen që po jetoni. Duhet të përqendroheni tek vetja juaj, për të gjetur qetësinë. Puna do ju gjejë shumë të angazhuar si dhe nuk përjashtohen ndryshimet.

Peshqit

Puna do të jetë në qendër të mendimeve tuaja dhe kjo gjë mund të ketë ndikim negativ në dashuri. Do të jeni tejet konfliktual gjatë kësaj dite. Bëni mirë që të merrni pak kohë, para se të merrni vendime të rëndësishme në punë.

Të fundit

Frutat, aleatët më të mirë për kujdesin e fytyrës në dimër

Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të...

U nda nga Meritoni, Ilnisa nuk humb kohë për të gjetur dikë tjetër? (Foto)

Ndarja e Ilnisës dhe Meritonit bëri bujë të madhe mediake, edhe pasi ky i fundit doli dhe i tregoj hapur disa detaje. Ndonëse Ilinsa...

Sali Berisha paralajmëron: Mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk mund të pranohet që dy të tretat e shqiptarëve të përjashtohen nga...

Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

Opozita po zhvillon protestën e radhës para Bashkisë Tiranë këtë të premte. Protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e...

Gazetarja e cila nuk ka asnjë RRJET SOCIAL tregon arsyen që fshihet pas këtij VENDIMI!

Gjatë “Breaking Italy Night”, gazetarja e njohur italiane Lilli Gruber tha se nuk e sheh të nevojshme që të ketë llogari në rrjetet sociale....

Lajme të tjera

Web TV