Hapja e kufijve në 1 korrik/ BE: Rrezikohen vetëm vendet me shkallë të larte infektimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorët e Bashkimi Europian janë mbledhur ditën e sotme në kuadër të planit për rihapjen e kufijve në 1 korrik.

Ende nuk është konkretizuar një vendim zyrtar në lidhje më këtë çështje pasi shihet një mosdakortësi mes vende anëtare.

Sipas mediave ndërkombëtare disa prej vendeve anëtare shprehen të shqetësuara në lidhje me rihapjen e kufijve pasi kjo rrezikon një rikthim të pandemisë me shifra më të larta dhe disa vende të tjera kërkojnë me ngul të kundërtën.

Ndërkohë Brukseli po mendon të mos hapë kufijtë vetëm per vendet të cilat kane nje numër të lartë infektimesh dhe shkallë të larte rreziku.

Ndër to futen SHBA-ja, Rusia, Brazili, India, Peruja, Kili, Irani apo Panamaja me Arabinë Saudite. Dërkohë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër pasi të 27 vendet duhet të dakortësohen./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që...

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd...

Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

Administrata publike shqiptare është renditur e para në rajon sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, një nismë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Organizatës...

“Gati” Shteti Bektashi, Rama: Do jetë pa taksa dhe polici

Qeveria është gati të hapë shtetin e ri të Bektashizmit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama pa dhënë një panoramë të qartë se si do...

Blushi takim me Nokën për zgjedhjet e 11 Majit

Në mungesë të kreut të Partisë së Lirisë, i cili po qëndron në ambientet e paraburgimit të “Jordan Misja”, Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm...

Lajme të tjera

Web TV