Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Skandali i diplomave, 150 studentë firmosin peticionin: Keni afat 10 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi gazeta “Fjala” ngriti në dy numra radhazi shqetësimin e 315 studentëve të masterit në Fakultetin Ekonomik të cilëve iu mohua marrja e diplomës, janë vënë në lëvizje institucionet, por edhe vetë studentët. Burokracitë që mbajnë peng karrierën e 315 studentëve për një “karton diplome” që nuk firmoset!

Nga Ina Allkanjari

“Diploma nuk është mëshirë mbi mundin dhe sakrificën tonë, por një detyrim i Fakultetit të Ekonomisë, UT-së e Rektoratit, edhe e drejta jonë”. Ky është zëri i 315 studentëve të masterit të Fakultetit Ekonomik, “të braktisur” në një burokraci absurde që nis e mbyllet nga zyrat e Fakultetit Ekonomik në Rektoratin e Tiranës, apo së fundmi edhe të Ministrisë së Arsimit, së cilës i duhet të ndërhyrjë edhe një herë në përplasjet mes fakulteteve të ndryshme dhe Rektoratit Universitetit të Tiranës. Pas skandalit të publikuar nga grupi mediatik “Fjala”, ku 315 studentë të cilët e kanë përfunduar ciklin e studimeve master në Fakultetin Ekonomik, të Universitit të Tiranës ende nuk janë pajisur me diploma, ditën e djeshme 150 prej tyre kanë firmosur një peticion drejtuar Rektoratit dhe FE (Fakultetit Ekonomik), për tërheqjen e kartonit të diplomës. Studentët u kanë dërguar një kërkesë dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, për pajisjen me diplomë. Në kërkesë theksohet se këta studentë prej më shumë se një viti po përballen me një situatë absurde dhe të paligjshme, ku pasi kanë përmbushur të gjitha detyrimet sipas ligjit, Statutit dhe Rregullores së Universitetit të Tiranës, ky i fundit refuzon pajisjen e tyre me diplomat përkatëse. “Lidhur me kërkesën tonë për pajisjen me diploma të ciklit të dytë të studimeve, ne kemi informuar në mënyrë të vazhdueshme Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Dekanatin e Fakultetit të Ekonomisë, dhe Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Pavarësisht, përpjekjeve tona nga ana e institucioneve të mësipërme nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar apo institucional, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike”, thuhet në kërkesën e studentëve. Sipas tyre, duke u bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, udhëzimin nr. 15, datë 19.05.2017, të ndryshuar me udhëzimin nr. 18, datë 16.08.2017 të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Statutin e Universitetit të Tiranës dhe Rregulloren e UT, parashtruan këtë kërkesë, duke kërkuar pajisjen me diplomë, të studentëve të regjistruar në FE në vitin akademik 2017-2018.

Studentët

Studentët të revoltuar për këtë situatë shprehen se askush, dhe për çfarëdo arsye, nuk ka të drejtë të mbajë peng karrierën dhe të ardhmen profesionale të studentëve, për dëshirat dhe ambiciet personale. “Gjatë këtyre viteve ne dhe familjet tona kemi sakrifikuar shumë për të përmbushur ciklin e plotë të studimeve, Bachelor dhe Master. Pas përfundimit të studimeve, secili prej nesh ka ndërtuar planet dhe ëndërrat e tij për të ardhmen. Të gjitha këto plane dhe aspirata të drejta dhe të ligjshme. Megjithatë, të gjitha këto dhe jo vetëm, janë ndërprerë si rezultat i një konflikti të pakuptimtë që është krijuar ndërmjet rektorit dhe dekanit të FEUT, i cili ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë vetëm e vetëm studentët”, shprehen studentët në kërkesë.  Ata i drejtohen rektorit si autoriteti më i lartë drejtues i Universitetit të Tiranës, që t’i japë zgjidhje problematikës së krijuar, duke i pajisur me diplomat përkatëse, për t’u dhënë mundësi të vazhdojnë progresin në karrierat e tyre profesionale. Në mbështetje të kësaj nisme ka qenë edhe Qëndresa Qytetare, e cila përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Marash Logu, u ka bërë thirrje drejtuesve të universitetit të mos e mbajnë peng këtë proces, duke iu lënë një afat 10-ditor për pajisjen me diploma. Sipas Logut, në rast të kundërt, pra të mospajisjes me diplomat e studimeve brenda afatit nga momenti i dorëzimit shkresës, do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë, hetimorë dhe gjyqësorë për vendosjen në vend të së drejtës së studentëve, të cenuar padrejtësisht.

Analiza ligjore

Në një analizë ligjore të përcjellë në këtë kërkesë theksohet se ligji për arsimin e lartë dhe udhëzimet e nxjerra në zbatim të tij nga ministri i Arsimit kanë parashikuar procedurën që duhet ndjekur për pajisjen me numër matrikullimi të studentëve të regjistruar pranë një institucioni të arsimit të lartë (IAL). Konkretisht,  në këtë kërksë specifikohet se ligji dhe udhëzimet parashikojnë se IAL duhet të dërgojnë pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) listën e studentëve të regjistruar në vitin akademik. QSHA-ja brenda një afati të caktuar duhet t’i kthejë IAL-së listën e studentëve të dërguar së bashku me numrin e matrikullimit. Ky i fundit shërben për identifikimin e studentit nga fillimi i studimeve dhe deri në pajisjen e tij me diplomën përkatëse.

Në këtë analizë ligjore theksohet se në rastin konkret, rezulton se Fakulteti i Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës nuk i ka përcjellë listën e studentëve të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve në vitin akademik 2017 – 2018 Rektoratit të UT-së, i cili më pas do t’ia përcillte QSHA-së, por ia ka dërguar drejtpërdrejt QSHA-së. Kjo e fundit i ka pajisur studentët me numrat e matrikullimit, ndërsa ka kërkuar që për disa studentë të plotësoheshin disa informacione shtesë. “Rezulton se Rektorati i UT-së ka plotësuar të dhënat shtesë për disa studentë dhe ia ka përcjellë zyrtarisht QSHA-së, e cila ka bërë më pas pajisjen me numër matrikullimi edhe për këta studentë.  Pra, është e qartë që, pavarësisht se Fakulteti i Ekonomisë nuk e ka respektuar praktikën për dërgimin e listës së studentëve të regjistruar pranë Rektoratit të UT-së, dërgimi në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka realizuar qëllimin e ligjshëm, pasi QSHA-ja i ka pajisur studentët me numër matrikullimi. Kjo do të thotë që problematika e ngritur nga ana e Rektoratit për sa i përket pajisjes ose jo të studentëve me numër matrikullimi nga QSHA-ja nuk përputhet me realitetin, pasi QSHA-ja ka konfirmuar pajisjen e studentëve me numër matrikullimi, dhe nuk ekziston asnjë pengesë për pajisjen e studentëve me diplomat përkatëse”, thuhet në analizën ligjore të bërë në kërkesën drejtuar Dekanatit, Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu, theksohet se kjo problematikë tashmë është e tejkaluar, pasi, pavarësisht parregullsive në procedurë, QSHA-ja i ka pajisur tashmë studentët me numrat e matrikullimit. Në këto kushte, nuk ekziston asnjë pengesë ligjore apo objektive që Universiteti i Tiranës t’i pajisë studentët me diplomat e fituara.

Faktet e parashtruara nga studentët në kërkesë: 

1-Në muajin tetor 2017 janë kryer regjistrimet e studentëve për programet e ciklit të dytë “Master” pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të regjistrimeve, me shkresën nr. 1841 prot., datë 30.11.2017 të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës (FEUT) i është dërguar Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) lista e studentëve të regjistruar pranë këtij fakulteti për pajisjen me numër matrikullimi.

2-Me shkresën nr. 16/2 prot., datë 28.03.2018, QSHA-ja ka i përcjellë Rektoratit të Universitetit të Tiranës listën e studentëve të dërguar nga FEUT, së bashku me numrat e matrikullimit. Po në këtë shkresë, QSHA-ja ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit për disa studentë, në mënyrë që të pajiseshin me numër matrikullimi.

3-Me shkresat nr. 165/1 prot., datë 29.01.2019 dhe nr. 5266/1 prot., datë 13.11.2019, Rektorati i UT-së ka paraqitur informacionin shtesë për pajisjen e studentëve me numër matrikullimi.

4- Me shkresën nr. 180 prot., datë 30.01.2020, FEUT i ka përcjellë Rektorit të UT për të nënshkruar diplomat e studentëve të ciklit të dytë të studimeve “Master” për vitet 2017 – 2018 dhe 2017 – 2019. Sipas korrespondencës me Fakultetin e Ekonomisë, Rektorati i UT nuk i ka përcjellë diplomat e studentëve të nënshkruara nga rektori.

5-Aktualisht, studentët e FEUT të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional”, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e tyre përkundrejt Universitetit të Tiranës, të tilla si, por pa u kufizuar në, frekuentimi i rregullt i leksioneve dhe seminareve, dhënia e provimeve, mbrojtja e diplomës, pagesa e tarifave vjetore, pagesa e tarifës së kartonit të diplomës, sërish nuk janë pajisur me diplomat përkatëse.

Lexo edhe :  Shpallen fituesit në panairin e librit, ja kush janë autorët dhe veprat më të mira

Rezana Vrapi: Nëse Rektorati  sjell listën, QSHA-ja do të rikonfirmojë po ata numra matrikullimi

Pas deklaratës së bërë për mediat nga drejtori I Kurrikulave në Universitetin e Tiranës, ku fajësohej QSHA-ja dhe Fakukteti Ekonomik për mospajisjen me diploma të 315 studentëve, gazeta “Fjala” iu drejtua Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Rezana Vrapi, drejtoresha e QSHA-së, e pyetur se cila është zgjidhja që mund të jepet për këta studentë, shprehet që, nëse Rektorati i UT-së sjell këto ditë në QSHA listën e studentëve (që trajton ky e-mail), atëherë QSHA-ja thjesht do të rikonfirmojë përsëri po ata numra matrikullimi që ka dërguar me shkresën zyrtare nr. 16/2 prot., datë 28.03.2018, pasi numri i matrikullimit është unik. Vrapi thekson se një prej funksioneve të QSHA-së është pajisja me NIM e çdo studenti të regjistruar në një institucion të arsimit të lartë, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës për programin përkatës të studimit. Ndaj, sipas saj, QSHA-ja i ka përmbushur detyrimet ligjore për pajisjen me numër matrikullimi të studentëve të regjistruar në njësitë kryesore, të Universitetit të Tiranës.

Studentë të cilët kanë ndjekur studimet master në Fakultetin Ekonomik në vitin 2017-2018 ende nuk janë pajisur me diploma. Së fundmi, përfaqesues të Dekanatit dhe Rektoratit kanë reaguar të pyetur nga gazetarët, lidhur me këtë problematikë. Sipas drejtorit të Kurrikulave në Universitetin e Tiranës, Albano Zhapaj, problemi qëndron në vitin 2017, kur këta studentë janë regjistruar në fakultet për të ndjekur studimet master. Pasi, sipas tij, kur është bërë regjistrimi i tyre, listën e studentëve fitues e ka sjellë në QSHA për matrikullim Dekanati, ndërkohë që këtë procedurë duhet ta kryente Rektorati. Si qëndron e vërteta?

QSHA-ja me shkresën zyrtare nr. 16/2 prot., datë 28.03.2018 drejtuar Rektoratit të Universitetit të Tiranës, ka përcjellë numrat e matrikullimit të gjeneruar për studentët e regjistruar në ciklin e dytë, pranë Fakultetit të Ekonomisë, për vitin akademik 2017-2018, bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, për të gjithë studentët që plotësonin kriteret, si edhe sqarimin e problematikës (plotësim dokumentacioni nga UT) për studentët që nuk u pajisën me NIM.

Gjithashtu, theksojmë se në vijim të komunikimeve shkresore, Rektorati i  Universitetit të Tiranës me shkresat zyrtare drejtuar QSHA-së nr. 165/1prot., datë 29.01.2019 dhe me nr. 5266/1 prot., datë 13.11.2019  ka përcjellë dokumentacionin plotësues për disa studentë, të cilët nuk ishin pajisur me NIM, të regjistruar në ciklin e dytë, pranë Fakultetit të Ekonomisë, për vitin akademik 2017-2018. Rrjedhimisht, Universitetiti i Tiranës ka konfirmuar materialin e dërguar nga ana jonë me shkresën nr. 16/2 prot., datë 28.03.2018, për Fakultetin e Ekonomisë, përderisa ka dërguar plotësime dokumentacioni për studentët e papajisur me NIM, të cilët i përkasin listës së studentëve të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve, për vitin akademik 2017-2018, të dërguar nga Fakulteti i Ekonomisë, me shkresën nr.1841 prot., datë 30.11.2017 në QSHA.

Së fundmi,  në mbështetje të nenit 9, të ligjit nr. 80/2015″ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, një prej funksioneve të QSHA-së është pajisja me NIM e çdo studenti të regjistruar në një institucion të arsimit të lartë, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës për programin përkatës të studimit. QSHA-ja i ka përmbushur detyrimet ligjore për pajisjen me numër matrikullimi të studentëve të regjistruar në njesitë kryesore, të Universitetit të Tiranës.

A është dërguar prej QSHA-së lista e studentëve të matrikulluar brenda afateve në IAL?

QSHA-ja ka kthyer përgjigje sipas afateve ligjore në fuqi.

A keni hasur pasaktësi në listën e studentëve, për të cilët keni kërkuar verifikime të mëtejshme?

Është praktikë e QSHA-së, që në rast se mungon dokumentacioni i duhur, atëherë shkresa përcjellëse permban sqarimin e problematikës për mosgjenerimin e numrit të matrikullimit.
Pse po ndodh kjo situatë, sipas jush, cila është zgjidhja që mund të jepet për këta studentë?

Nëse Rektorati i Tiranës sjell këto ditë në QSHA listën e studentëve (që trajton ky e-mail), atëherë QSHA-ja thjesht do të rikonfirmojë përsëri po ata numra matrikullimi që ka dërguar me shkresën zyrtare nr. 16/2 prot., datë 28.03.2018, pasi numri i matrikullimit është unik.

Rektori i UT-së kërkesë Ministrisë së Arsimit: QSHA-ja të revokojë numrat e matrikullimit të listave të studentëve të FE-së

“Përgjegjësia është e QSHA-së dhe e Fakultetit Ekonomik që komunikojnë në mënyrë jozyrtare.

Ministrja e Arsimit e ka zgjedhijen në dorë. Në rast se sot dekani dërgon listat e studentëve, zgjidhja është e menjëhershme.” Kështu u shpreh ditën e djeshme në një deklaratë për mediat Albano Zhapaj, drejtor i Kurrikulave në Universitetin e Tiranës, lidhur me ngërçin e krijuar mes Dekanatit të Fakultetit Ekonomik dhe Rektoratit të UT-së, ku po penalizohen dhe kanë mbetur pa diploma 315 studentë të cilët i kanë përfunduar studimet master në FE.  Zhapaj thekson se i është dërguar një shkresë Ministrisë së Arsimit e cila, sipas tij, ka zgjidhjen në dorë, teksa shprehet se dekani i FE, Dhori Kule, duhet t’i dërgojë  listat e studentëve te Rektorati sot. “Çështja ka zgjidhje, nëse doni të dini se ku është shkelja, unë ua them. Studentët janë në të drejtën e zotit dhe duhet të kenë dokumentin. Unë po i dorëzoj avokatit të studentëve një shkresë zyrtare që i kemi dërguar ministres së Arsimit, e cila është hartuese e udhëzimit. Marrëdhënien mes universitetit dhe studentëve e rregullon ky udhëzimi këtu që sapo ju thashë”, tha Zhapaj.

Kërkesa drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë

Gazeta “Fjala”siguron kërkesë e dërguar nga rektorati drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku shpjegohet situata aktuale me studentët e Fakultetit Ekonomik, dhe theksohet se studentë të masterit kanë përfunduar procesin e diplomimit, por listat e tyre të regjistrimit pranë Fakultetit të Ekonomisë, ende nuk janë përcjellë nga dekani i këtij fakulteti në Rektorat, për përcjellje të mëtejshme në QSHA, për t’i pajisur këta studentë me numra matrikullimi. Më tej në kërkesë nënvizohet se të dhënat akademike të diplomimit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë ende nuk janë përcjellë nga dekani i FE-së te rektori i UT-së për shtypshkrim të kartonave të diplomave të studentëve, ndërkohë që theksohet se te rektori kanë shkuar për firmë kartona diplomash të Fakultetit të Ekonomisë të cilët shtypshkruhen nga struktura të paautorizuara, dhe jo nga struktura akademike dhe  ndihmësakademike që kanë detyrimin ligjor t’i verifikojnë e më pas t’i miratojnë për shtypshkrim, duke bërë që diploma që lëshon Universiteti i Tiranës të mos ketë sigurinë e duhur juridike.  “Univesiteti i Tiranës ligjërisht ka detyrimin të vërë në dijeni ministrinë përgjegjëse për arsimin mbi paligjshmërinë e procesit të pajisjes me numër matrikullimi, si dhe mbi vijimësinë abuzive të prodhimit të kartonave të diplomave të Fakultetit të Ekonomisë nga administratori i UT-së, i cili ka detyrimin të shtypshkruaj vetëm lista studentësh të diplomuar që i shkojnë me shkresë zyrtare nga rektori i UT-së”, thuhet në kërkesën drejtuar Minsitrisë së Arsimit. Në përfundim të kërkesës, rektori thekson se meqenëse QSHA-ja si institucion në varësi direkte të dikasterit të Ministrisë së Arsimit rezulton të ketë shkelur dispozitat dhe përcaktimet ligjore të udhëzimeve tuaja, shtuar faktin se është i vendosur që t’i qëndrojë zbatimit të ligjit dhe mosbërjes bashkëpunëtor në praktika administrative që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, rektori i kërkon ndërhyrjen e autoritetit të Ministrisë së Arsimitqë t’i kërkojë QSHA-së revokimin e numrave të matrikullimit të listave të studentëve të FE-së.Gjithashtu, kërkohet që drejtuesi i Njësisë Kryesore të FE-së të përcjellë në Rektorat listat përfundimtare të studentëve të regjistruar me të dhënat e tyre për matrikullim, për vitet akademike 2017-2018 dhe 2018-2019.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Atmosferë elektrizuese përpara sfidës me Çekinë, Tifozët Kuqezi “ndezin” bulevardin

Shqipëria pret Çekinë në “Arenën Kombëtare”, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Teksa pak orë na...

Kim Kardashian gjobitet nga policia në Kaliforni, por pse?

Ylli televiziv Kim Kardashian është gjobitur nga policia në Los Angeles, teksa është ndaluar nga një polic në rrugën PCH. Sipas TMZ ajo ishte duke...

Mitsotakis përjashton nga partia ish-kryeministrin Samaras pas kritikave të tij

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish kryeministrin konservator Antonis Samaras. Ky veprim i tij vjen pas një interviste të...

Ul kolesterolin dhe mbron zemrën/ Ja cili është fruti që duhet të hani më shpesh

Zakoni për të ngrënë fruta kur dëshironi diçka të ëmbël mund t’ju shpëtojë jetën, sipas kardiologëve. Por cilat fruta janë të mira për shëndetin e...

Arbenita Ismajli në një romancë të re?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, ish-bashkëshortja e reperit Fero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim misterioz në rrjetet sociale. Ajo ka...

Lajme të tjera

Web TV