U infektua me Covid, Novak Djokovic: Më vjen keq, kemi gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Djokovic, numri një i tenisit në botë, kërkoi falje për pasojat e shkaktuara në turneun e tij, Tour Adria, i cili infektoi disa persona me koronavirus, përfshirë vetë lojtarin serb dhe bashkëshorten e tij, bullgarin Grigor Dimitrov ose kroatin Borna Coric. Djokovic publikoi një postim në rrjetet sociale në të cilin pranoi se ishte prekur nga COVID-19 dhe ku shprehu keqardhjen e tij për “Më vjen shumë keq për dëmin e shkaktuar nga turneu”. Këto fjalë janë shumë të ngjashme me ato të nxjerra në deklaratën zyrtare disa orë më parë, megjithëse me një keqardhje më të madhe.

“Ne jemi përsëri në Beograd, gruaja ime, Jelena, dhe unë kemi rezultuar pozitivë për COVID-19. Fëmijët kanë rezultuar negativë. Ne do të qëndrojmë në izolim për katërmbëdhjetë ditët e ardhshme dhe do ta përsërisim testin në pesë ditë”, konfirmoi tenisti.

Më tej në këtë postim serbi ka theksuar se qëllimet e këtij turneu ishin që të ndihmoheshin njerëzit. “Më vjen keq që turneu ynë shkaktoi dëme. Gjithçka që organizatorët dhe unë bëmë muajin e kaluar, e bëmë me zemër të pastër dhe qëllime të sinqerta. Ne besojmë se turneu i plotësoi të gjitha protokollet e kërkuara sanitare dhe të shëndetit, dhe kjo u realizua për të bashkuar njerëzit për arsye bamirësie,” – tha Djokovic, i cili e pranoi gabimin dhe kërkoi falje.

Ndërsa ka pranuar gabimin, ai ka shprehur keqardhje për të gjithë të infektuarit nga ky tur. “Ne gabuam, ishte shumë shpejt. Nuk mund të shprehem sa keq ndihem për këtë dhe të gjitha rastet e infektuara,” shtoi tenisti ballkanik.

Për ata që ishin në Beograd dhe Zadar Djokovic ka bërë me dije se do të ofrohen burime mjekësore në të ardhmen e afërt. “Nëse dikush ishte në Adria Tour, ose ishte afër një asistenti, testohuni dhe praktikoni distancimin fizik. Për ata që ishin në Beograd dhe Zadar ne ofrojmë burime mjekësore në të ardhmen e afërt”, – shprehet Djokovic, i cili njoftoi, gjithashtu, anulimin e pjesës tjetër të turit.

Lexo edhe :  Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

“Pjesa tjetër e turneut është anuluar dhe ne do të qëndrojmë të përqendruar tek të gjithë ata që janë prekur. Unë lutem për shërimin e plotë të të gjithëve”, përfundon postimi i botuar nga numri një i tenisit botëror.

Të fundit

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Lajme të tjera

Web TV