Rëfimi i kamarierit që pa ngjarjen/Si i ndihmova djemtë e Paulinit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të hetimeve të para për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Laç, policia dhe prokuroria e Kurbinit ka marrë në pyetje kamarierin e lokalit, Admir Hajdaraj.

Ky i fundit është njeriu i vetëm që ka parë të gjithë skemën e krimit, dhe personi që ka vënë re i pari praninë e makinës, por ka menduar se janë klientë dhe është pozicionuar në banak.

Hajdaraj tregon se pas ikjes së autorëve ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit të hipin babain e tyre të plagosur në makinë dhe mandej ka shkulur pajisjen DVR, që shërben për ruajtjen e pamjeve filmike. Ndër të tjera kamarierin tregon se ka njoftuar dhe policinë e Laçit, por linja 129 ka qenë e zënë.

Sipas tij policia ka mbërritur në vendngjarje me 30 minuta me vonesë. Në dëshminë e dhënë para grupit të hetimit Admir Hajdaraj tregon se:”…isha në banak kur kam parë një automjet që ka kaluar në rrugë, përpara hotelit. Pasi ka kaluar pak metra është ndaluar dhe ka ecur mbrapsht, duke hyrë në parkimin e hotelit.

Pasi ka kaluar pak metra është ndalur, duke lëvizur mandej mbrapsht dhe hyrë në parkimin e hotelit. Kam menduar se mund të ishte ndonjë klient, për ndonjë dhomë hoteli dhe kam shkuar për tek recepsioni.Sapo jam afruar kam parë dy persona të maskuar dhe me rroba me mbishkrimin “Policia”, të cilët kishin armë automatike në dorë, të cilët kanë hyrë te “Bar-Kafeja” e hotelit. Mandej kam dëgjuar të shtëna armësh…”-rrëfen kamarieri. Hajdaraj ka pohuar se është shtrirë tek recepsioni dhe nuk ka lëvizur për rreth dy ose tre minuta, derisa kanë përfunduar të shtënat e armëve.

Lexo edhe :  Hapja e grupkapitullit 6/Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

Ai ka treguar në polici se ka dëgjuar shumë të shtëna me breshëri, por nuk i ka parë personat që kanë qëlluar. “…më pas kanë ardhur dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve po bërtiste dhe po shante…kuptohej se ishte djali i njërit prej klientëve që ishin plagosur…”-thotë kamarieri. Ky i fundit thotë se ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit, që të hipnin në makinë “Range-Rover” babain e tyre, ndërsa personi tjetër nuk kishte asnjë shenjë jete. Kamarieri thotë se ka telefonuar pronaren e hotelit Alma Allamani ose Isufi duke e njoftuar se çfarë kishte ndodhur.

Sipas tij, Alma i ka lënë porosi që të shkulte aparaturën e pamjeve filmike DVR-në, pasi kishin frikë se mos autorët ktheheshin dhe merrnin aparaturën e ruajtjes së pamjeve filmike dhe zhduknin provat. DVR-ja është marrë nga pronarja e lokalit Alma Allamani dhe më pas kjo e fundit ja ka dhënë një personi që quhet “Mark”, i cili punon picieri pranë restorant “Toskana”.

Në pyetje është marrë dhe Alma Allamani,motra e Ilir Allamanit, e cila ka treguar momentin e orientimit të kamarierit që të shkulte DVR e pamjeve filmike, dhe pasi në hotel është paraqitur një oficer policie ajo DVR-në, ja ka dorëzuar policisë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

Të fundit

VIDEO / Vëllai e strehon, motra i rrëmben pronën

Nazmiu ka kërkuar të përballet me vëllanë e tij, Agimin në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një prone....

Mijëra emigrantë rikthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në doganën e Kapshticës

Festat e fundvitit, kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Sipas informacioneve nga policia...

E preferuara e Donald Trump/ Pse u largua Ivanka Trump nga politika?

Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, Donald Trump, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë...

Sikur Edith Durham të ishte këshilltare e Kurtit dhe Ramës

Nga Ben Andoni Edhe një ditë pas mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prishtinë, publiku...

Rozana Radi thotë pesë emrat: Ja kush janë finalistët e Big Brother

Edhe pse nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga nisja e Big Brother Vip, banorët kanë të bëjnë supozime se kush do të shkojë...

Lajme të tjera

Web TV