Anketa/ 26% e popullatës nuk paguan dot ujin, dritat e qiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Kooperimit Rajonal, 19% e qytetarëve nuk sigurojnë dot furnizimet jetike. Studimi për vendet e rajonit

Nga Ornela Bereti

Të jetosh në Shqipëri në kushte minimale, të kesh një stres, të paguash ujin e dritat dhe të ushqehesh, është e pamundur për një pjesë të konsiderueshme të popullatës. Rreth 26% e shqiptarëve nuk arrijnë të paguajnë qiranë, ujin e dritat, ndërsa 19% e të anketuarve nuk e sigurojnë dot ushqimin. Të dhënat janë publikuar në një anketë të Këshillit të Kooperimit Rajonal, e cila i nxori shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore e për të siguruar ushqimet e nevojshme ndër 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Anketa gjeti se 26 për qind e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit. Kjo ishte përqindja më e madhe në rajon, ku vetëm 10% e boshnjakeve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19 për qind e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17 për qind e serbëve. Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë për të siguruar ushqimet dhe veshjet e nevojshme për familjen. 19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi t’i siguronin këto furnizime jetike. Në Bosnjë vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba, 12% e shtetasve nga Kosova, 11% e maqedonasve, 13% e malazezëve dhe 10% e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba për familjen.

Borxhet

Shqiptarët ishin me përqindjen e më të lartë të pamundësisë për të paguar huatë, ku 16 për qind e të pyeturve kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9 për qind të boshnjakëve, 14 për qind e shtetasve nga Kosova, 13 për qind e maqedonasve, 14 për qind e malazezëve dhe 7 për qind të serbëve. Mungesa e standardeve të banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve nga aksesi në ngrohjen e banesave. Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti se në vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42 për qind e tyre, nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera ta rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9% e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11% e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17% e malazezëve dhe 11% e serbëve.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Pushime

Pyetjes “A jeni ndeshur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjitha vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë. Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur, një tregues i fortë se efektet e rritjes në ekonomi po përkthehen në përfitim edhe për qytetarët, por e kundërta ka ndodhur me vendin tonë. “Shqipëria është liderja rajonale në përqindje të atyre që janë të palumtur, plot 42 për qind e popullatës, teksa në Kosovë, më pak se një çerek apo 23 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur, duke e kthyer këtë në rajonin më të kënaqur ekonomikisht”, thuhet në publikim. Për sa i takon situatës financiare në 12 muajt në vazhdim,18 për qind e shqiptarëve presin të jetë më keq, ndërsa 54 për qind nuk presin asnjë ndryshim. Më mirë e presin 25 për qind e të anketuarve. Duke renditur problematikat që shqetësojnë vendet nga papunësia te korrupsioni, mbrojtja e natyrës dhe e trashëgimisë, Barometri i Ballkanit tregon se papunësia, zhvillimi ekonomik mbajnë rekordin e shqetësimeve në rajon. Korrupsioni ndërkohë renditet i treti, por prevalenca e tij në rajon po rritet dhe në anketën e fundit me 31 për qind, në raport me atë të vitit 2018. Barometri tregon se të paktën për Shqipërinë ka ndryshuar disi stereotipi për sa i takon frikës. Në një prej pyetjeve të anketës, e cila specifikon se kur mendoni për Ballkanin Perëndimor, çfarë ndjenje ju vjen në mendje, vetëm 5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me “frikë”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Lajme të tjera

Web TV