Horoskopi për sot, 26 qershor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

“Përplasja” Mërkur-Mars sot mund të ketë reperkusione edhe te të lindurit e kësaj shenje, prandaj pritet një ditë e tensionuar. Problemet e pazgjidhura ju bëhen pengesë.

Demi

Me Marsin dhe Uranin në shenjë do të keni një shans më shumë për t’u afirmuar në fushën profesionale. Nga ana tjetër, Afërdita ju risjell qetësinë shpirtërore, çka bën që të normalizoni raportet ndërpersonale.

Binjakët

Mendoni më shumë për projektet afatgjata, në mënyrë që të evitoni rënien në monotoni. Një ditë e mirë për raportet profesionale favorizohet nga hyrja e Mërkurit në shenjë.

Gaforrja

Pozicioni aktual i Afërditës nuk do të jetë vetëm yll që do t’ju orientojë në fushën sentimentale, por do t’ju japë aftësinë për të bindur të tjerët. Tregoni më shumë kujdes për shëndetin.

Luani

Janë shumë planete sot që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë që t’i orientoni energjitë tuaja në drejtimin e duhur dhe të jeni sa më racionalë në veprimtaria. Mirë shëndeti, por duhet më shumë kujdes.

Virgjëresha

Problemet dhe telashet e ditëve të fundit sot ka mundësi t’ju çojnë në atë pikë sa të merrni një vendim përfundimtar. Hëna është këshilltare e “keqe” për dashurinë. Kujdes me shëndetin.

Peshorja

Sot e keni një arsye për ‘t’ia shkelur ca më shumë gazit”, pasi Mërkuri dhe Marsi ju imponojnë ritme të tilla që nuk i shmangeni dot nxitimit. Momente magjike në dashuri.

Akrepi

Parashikohet një ditë e mirë për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, pasi do të jeni nën egidën e Afërditës. Mos nguroni t’i jepni përgjigjen e merituar atij që ju stigmatizon.

Shigjetari

Qielli juaj sot duket disi i “veshur” për shkak të një tranziti kaotik të yjeve prandaj do të jeni të prirur për ta parë realitetin ndryshe, çka ju bën të jeni melankolikë. Kujdes me shëndetin.

Lexo edhe :  Ja ku është dhënë çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Bricjapi

Duhet të shfrytëzoni në maksimum stimujt e pazëvendësueshëm të Afërditës në dashuri, për t’i dhënë fund një herë e mirë një mosmarrëveshjeje me partnerin. Më shumë kujdes për shëndetin.

Ujori

Duhet të tregoheni më realitsë e të vlerësoni me objektivitet atë që ndodh rreth jush, në mënyrë që të dini se nga të orientoheni. Një takim i paparashikuar mund të rezultojë mjaft interesant.

Peshqit

Nuk do t’ju mungojë as mbështetja e yjeve e as dëshira juaj për të bërë gjithçka mundeni për të realizuar një projekt. Është një rival i juaji që mundohet t’ju nxjerrë pengesa.

Të fundit

Meta dhe Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekurset e depozituara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundër masave të sigurisë. Në...

Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe...

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Një ekip shkenctarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron....

Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin...

Trump pezulloi fondet/ OJF-të në Shqipër nisin largimet nga puna të punonjësve!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 Alban Duraj, i cili ka trajtuar rastet e ndërprerjeve të marrëdhënieve të punës me...

Lajme të tjera

Web TV