Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi ka filluar puna për nxjerrjen në dritë të qytetin ilir të Albanopolit, në Zgërdhesh të Krujës.
Parmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Margariti theksoi se vendi po pastrohet nga vegjetacioni, duke zbuluar sërish madhështinë e një vendbanimi, i cili daton që prej shek. IV p.e.s.
Postimi i plotë i Elva Margariti
Në qytetin ilir të Albanopolit, në Zgërdhesh të Krujës, i cili po pastrohet nga vegjetacioni, duke na zbuluar sërish madhështinë e një vendbanimi, i cili daton që prej shek. IV p.e.s.
Falë punës së punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Tiranë dhe Bashkisë së Krujës, po del në dritë ky qytet, që shtrihet në një hapësirë prej 8,2 hektarësh.
Fare pranë Krujës dhe kryeqytetit, rrënojat e këtij vendbanimi ilir, i identifikuar së pari nga albanologu austriak Johann Georg von Hahn dhe thelluar nga arkeologu dhe studiuesi ynë Selim Islami, dëshmojnë për lavdinë e tij të dikurshme.
Ai duhet të kthehet në një stacion për arkeologët dhe studiuesit, por edhe në një destinacion të mirëfilltë turistik.