Formula 1 / “Covid-19” përvijon një sezon me masa të jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikundër pritej, për shkak të epidemisë që shpërtheu në shkallë globale, edhe Botërori i Formula 1, do të nisë, por i mbështetur në një protokolli të rreptë masash anti-“Covid-19”. Kështu, skuadrat nuk do të kenë më shumë se 80 persona në pistë.

Çdo makinë do të ketë inxhinierët dhe mekanikët e vet. Të gjitha skuadrat e tyre do të kryejnë testin kundër virusit korona, 4 ditë para nisjes për në garë, për të qenë të sigurt se i gjithë personeli është i kontrolluar.
Me pak fjalë, do të jetë një edicion i veçantë ky i Formulës 1 që do të nisë pas një jave, në pistën e Shpilbergut në Austri.

Nuk do të ketë të reja përsa u përket skuadrave dhe pilotëve, por gara në Red Bull Ring duhet t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë, përsa u përket rregullave anti-“Covid-19”. Është Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), ajo që ka vendosur rregullat dhe masat e reja, të cilave duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata që do të hyjnë në pistë.

Sipas këtyre rregullave, të gjitha skuadrat do të zbresin në pistë me vetëm 80 vetë, përfshirë, pilotët dhe mekanikët. Garat e para të Botërorit 2020 do të zhvillohen pa spektatorë, pa praninë e përfaqësuesve të sponsorëve dhe një numër të reduktuar të mediave.

Në pjesën ku rrinë mekanikët, është e ndaluar të takohen me njëri-tjetrin, apo me pjesën tjetër të ekipit. Secila makinë do të mekanikët dhe inxhinierët e vetë, të cilët do të punojnë vetëm për makinën për të cilën janë caktuar.

Në rast të një personi pozitiv me virusin korona, me këtë skemë, mund të izolohet vetëm grupi që ka punuar me të. I gjithë personeli që do të jetë i pranishëm në pistë, duhet t’i nënshtrohet testit “Covid-19” brenda 4 ditëve, para nisjes së çdo gare.

Lexo edhe :  80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Ky është kushti i parë për t’i pranuar skuadrat të hyjnë në vendet e përcaktuara për to në pistë. Më pas do të kryhen teste çdo 5 ditë, për të qenë të sigurt se i gjithë personeli i pranishëm të jetë i kontrolluar.

Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë personat që do të qëndrojnë nëpër garazhde, përgjatë gjithë kohës së garës. Do të ketë mbështetje mjekësore, si në pistë ashtu edhe në hotelet ku do të akomodohen skuadrat.

Dhe çdo person, që do të dalë pozitiv me virusin “Covid-19” do të zëvendësohet, e kështu gara nuk do të ndalet. 8 gara në 10 javë, është një rekord në historinë e Formula 1, e skuadrave do t’i duhet të përballen me aspektin fizik.

Përsa i përket pjesës jashtë gare, skuadrat kanë përgjegjësi për t’i përcaktuar vetë rregullat se si do të veprojnë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Opozita kërkoi shkarkimin e Veliajt në Këshillin Bashkiak, socialistët…

Debatet dhe akuzat kanë shoqëruar mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak te Tiranës. Keshilltarët e opozitës kanë përsëritur kërkesën...

Zjarri në Kakavijë, ndërhyjnë helikopterë nga Greqia

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha përfshiu këtë të mërkurë fshatin Kakavijë në bashkinë Dropull, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Flakët shpërthyen...

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha dy vite pa folur, nuk e linte gruaja

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel...

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët kanë rënë në një sipërfaqe...

Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit...

Lajme të tjera

Web TV