S*ks brenda makinës/ Reagon OKB: E neveritshme! Jemi afër identifikimit të personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombet e Bashkuara kanë reaguar pas videos së bërë publike nga mediat izraelite ku një çift kryente marrëdhënie seksuale brenda makinës së OKB-së.

Ata janë shprehur se janë të ‘tronditur dhe të shqetësuar” nga pamjet e një akti të dukshëm seksual në një nga makinat e saj zyrtare në Izrael.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale është filmuar në një nga rrugët kryesore në afërsi të bregdetit të Tel Aviv, shkruan BBC.

OKB-ja bëri me dije për mediat se janë duke hetuar incidentin dhe se janë afër identifikimit të personave në video. Të përfshirët besohet të jenë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael, tha OKB.

Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon 18 sekonda si “të neveritshme”.

Ai tha se një hetim i udhëhequr nga Zyra e Shërbimeve të Mbikëqyrjes së Brendshme të OKB po “lëviz shumë shpejt”.

Dujarric tha se vendndodhja e incidentit ishte i njohur dhe identifikimi i personave të parë në video ishte “afër përfundimit”./Re.Gu/Fjala.al

VIDEO/ Skandal i OKB-së, çifti bën s*ks brenda makinës së organizatës

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV