PD prezanton planin ekonomik/Basha: Përfitojnë të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një video të publikuar në rrjetin social, kreu i PD thotë se taksimi i qeverisë Rama i ka varfëruar shqiptarët.

Sipas tij, në 7 vite, ky taksim uli fuqinë blerëse, rriti çmimet dhe i falimentoi bizneset.

Kryedemokrati thotë se me planin ekonomik të PD do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

Basha deklaroi sot se “me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”.

Basha iu përgjigj deputetit Ilir Beqaj, i cili u shpreh se “infermierët në spitale, nëse zbatohet taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, secili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit”.

Nëse paga është 40 mijë lekë të reja sot paguhet 13% ose 1300 lekë me PD-në nëse paga është 40 mijë lekë të reja do të paguhet 9 % ose 9 mijë lekë. Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%”

Po ashtu, në një përllogaritje të pagës së 7 mijë punonjësve të Policisë së Shtetit me taksën e sheshtë 9%, çdo muaj do të paguajnë 1880 lekë më pak taksa.

Edhe 23 mijë mësues në arsimin 9-vjeçar çdo muaj do të paguajnë 960 lekë më pak taksa; 7 mijë mësues në arsimin e mesëm do të paguajnë 1200 lekë më pak taksa; 6250 infermierë në spitale do të paguajnë 960 lekë më pak taksa; 6800 infermierë në qendrat shëndetësore do të paguajnë 620 lekë më pak taksa; 1500 sanitarë në spitale do të paguajnë 580 lekë më pak taksa; 500 shoferë të Urgjencës Kombëtare do të paguajnë 1460 lekë më pak taksa”

 

Lexo edhe :  Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

 

 

 

Postimi i plotë

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Lajme të tjera

Web TV