Kanë kaluar 50 vjet që kur NASA është ulur për herë të fundit në hënë dhe tani agjencia hapësinore po përgatitet për misionin e radhës.
Programi Artemis i NASA-s pritet që të dërgojë në hënë gruan e parë dhe një tjetër astronaut në vitin 2024 e teksa përgatiten, agjencia hapësinore ka hapur garën për kompaninë që do të ofrojë projektin më të mirë për një “tualet” që do të funksionojë edhe në sipërfaqen e hënës.
NASA ka lançuar sfidën ‘Lunar Loo Challenge’ me partnerin e saj tregtar HeroX dhe fituesi, ai që do të paraqesë projektin më të mirë do të fitojë 35 mijë dollarë.
Në njoftim shpjegohet: “Koncepti i dizajnit të tualetit hënor duhet ti lejojë astronautët të kryejnë nevojat personale, qoftë në mikrogravitet, qoftë në gravitetin hënor”. Ky tualet do të përdoret më pas nga 2 astronautë për 2 javë qëndrimi në hënë.
/En.Br./Fjala.al