Meta letër Presidentes zvicerane: Shpresëplotë, bashkëpunimi do të lulëzojnë edhe më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dërguar sot një letër Presidentes së Konfederatës Zvicerane Simonetta Sommaruga, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Shqipëri-Zvicër.

Kreu i Shtetit shkruan se ka mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe e falënderon homologen Sommaruga për ndihmën e menjëhershme që Zvicra i ofroi Shqipërisë për t’u përballur me pasojat e tërmetit ë 26 nëntorit 2019, gjithashtu edhe për angazhimin e saj konkret në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve.

Më tej Meta shkruan se është shpresë plot për këtë Jubile të Artë që lidhjet dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm i miqësisë do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy vendeve dhe popujve tanë.

Letra e plotë

E nderuar Zonja Presidente,

Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj kënaqësinë e festimit të këtij momenti të mrekullueshëm me Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin zviceran.

Ne gëzohemi sot për lidhjet miqësore të shumëfishta dhe të vërteta, që Shqipëria dhe Zvicra kanë zhvilluar ndër vite. Ne jemi mirënjohës që vendi Juaj ka mbështetur vazhdimisht Shqipërinë drejt konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe qeverisjes demokratike; zhvillimet e bëra në sektorë të tillë si ekonomia, infrastruktura dhe energjia, si dhe sistemi i kujdesit shëndetësor. Duke folur për këto zhvillime shumë pozitive, unë jam shumë mirënjohës që Zvicra, si një nga investitorët e parë në Shqipëri, vazhdon të jetë një kontribuese e shkëlqyer për përparimin e vendit.

Shfrytëzoj këtë rast për t’Ju falënderuar për ndihmën e menjëhershme dhe të jashtëzakonshme që Zvicra i ofroi Shqipërisë për t’u përballur me pasojat e tërmetit ë 26 nëntorit 2019, gjithashtu edhe për angazhimin e saj konkret në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve. Gjithashtu, më lejoni të shpreh mirënjohjen time edhe për ndihmën që Zvicra i dha Shqipërisë në përballimin e pandemisë Covid-19.

Lexo edhe :  Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken

Unë e vlerësoj shumë rolin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Falë përkrahjes dhe mundësive që ka krijuar Zvicra, ky komunitet është i integruar më së miri dhe ka kontribuar vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer kështu si një urë lidhëse për miqësinë afatgjatë dhe të fortë midis kombeve tona.

Jam shpresë-plot për këtë Jubile të Artë që lidhjet dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm i miqësisë do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy vendeve dhe popujve tanë.

Duke shprehur edhe një herë urimet e mia më të përzemërta për 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, Ju lutemi, Shkëlqesia Juaj, pranoni vlerësimit tim më të lartë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Lajme të tjera

Web TV