Anulohen këstet e tatim-fitimit/Ligji hyn në fuqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim 5-8 milionë lekë, për këtë vit nuk do ta paguajnë detyrimin tatimor. Akti normativ i qeverisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, ku hiqet detyrimi i pagimit të kësteve për këtë kategori, me qëllim lehtësimin e biznesit të vogël pas pasojave të lëna nga COVID-19.

Shkalla e tatimfitimit për subjektet me qarkullim vjetor 5-8 milionë lekë, është 5 për qind, e cila për vitin 2020 nuk do të paguhet, ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim 0-5 milionë lekë , shkalla tatimore është zero. Sipas legjislacionit në fuqi ky detyrim paguhet në 4 këste për çdo tremujor, të caktuara në Prill, Korrik, Tetor dhe Dhjetor.  Po ashtu, akti normativ datë 23.4.2020 “për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, përjashton gjithashtu nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë investimet, në kuadër të programeve të rindërtimit.

Programet e rindërtimit, objekt i këtij përjashtimi, janë disa programe që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të shëndetit të banorëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Të tilla janë programi i zhvillimit të objekteve të reja, programi i ndërtimit të infrastrukturës publike dhe infrastrukturës kritike në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Lajme të tjera

Web TV