Ndërhyrje në zemër/Kryepeshkopi Anastas Janullatos rikthehet në krye të detyrave të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është rikthyer në detyrë pas një ndërhyrjeje në zemër. Për fat të mirë, gjithçka shkoi me sukses në shëndetin e tij.

Më 27 qershor Kryepeshkopi Anastas Janullatos iu nënshtrua një ndërhyrje, ku  vendosi 2 stenda në zemër.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetin social ku shkruan se Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i mundur të marr sërish detyrat e tij.

Në postim Janullatos falenderon stafin mjekësor për gjithë punën e shkëlqyer që kanë bërë me të, në një moment të vështirë.

Njoftimi i plotë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas ndërhyrjes së suksesshme angioplastike për vendosjen e dy stendave në Spitalin HYGEIA të Tiranës, ditën e premte, më 26 qershor 2020, dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, u kthye në Kryepiskopatë, mesditën e së mërkurës, më 1 korrik 2020.
Fortlumturia e Tij, duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë, shpreh nga thellësia e zemrës falënderimet më të ngrohta për mjekët që u kujdesën: kardiologun z. M. Llambro M.D, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer; mjekun anesteziolog z. B. Arabi M.D; profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca M.D.; personelin e zgjedhur të infermierëve dhe, veçanërisht, për Drejtorin e Përgjithshëm të HYGEIA-s, z. L. Solis M.D.

Nga Kryepiskopata e Shenjtë

Tiranë, 2 korrik 2020

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV