Dita Ndërkombëtare e Gazetarisë Sportive, Meta vlerëson 4 emrat e mëdhenj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta ka vlerësuar katër gazetarë të mëdhenj shqiptar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive

Meta vlerësoi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, gazetarin Ismet Bellova, duke e cilësuar atë si një nga legjendat e komentimit të ndeshjeve sportive.

“Një nga legjendat e mikrofonit të futbollit shqiptar. Komentatori sportiv me aftësi të shkëlqyera, i spikatur për kontributin e tij në përcjelljen e emocioneve të futbollit tonë. Ai përfaqëson emblemën e radiokronikës sportive, forcën dhe bukurinë e saj”-shprehet ai, ndërsa për gazetarin veteran të sportit, zotin Besnik Dizdari tha: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si gazetar, drejtues i gazetës ‘Sporti Popullor’ dhe shkrimtar në gjininë sportive. Me një karrierë të pasur shumëvjeçare, në pasqyrimin me vërtetësi të aktiviteteve sportive, i spikatur në veçanti për dokumentimin e trashëgimisë dhe sukseseve të sportit shqiptar”.

Ndërsa me titullin “Mjeshtër i Madh”, Presidenti ka vlerësuar Ahmet Shqarrin, duke theksuar se ka sjellë gëzim në familjet shqiptare.

“Për kontributin dhe punën e palodhur me të cilën i ka shërbyer sportit shqiptar, në pasqyrimin me profesionalizëm dhe plot dinamizëm, të ngjarjeve të mëdha sportive, autor i emisionit popullor dhe spektakolar nga njëra ndeshje në tjetrën, duke sjellë në familjet shqiptare gëzimin dhe emocionet e ndeshjeve të futbollit”.

Të njëjtin titull ka marrë edhe gazetari Vladimir Grillo, për të cili Meta është shprehur se e ka merituar pasi ka bërë arritje në disiplina të ndryshme televizive.

“Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.- vijoi presidenti Ilir Meta.

Fjala e Presidenti ilir Meta:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, kam sot kënaqësinë të vlerësoj kuartetin e nderuar të Profesorëve, Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo, këto personalitete të shquara të radiokronikës dhe gazetarisë sportive shqiptare, që në dekada kanë sjellë gëzim dhe emocione të fuqishme në familjet shqiptare, në një periudhë të vështirë për vendin, kur sporti ishte një nga kënaqësitë e pakta.

Lexo edhe :  ‘E gjetëm të shkretuar!’/ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë

Kontributi i tyre dhe gazetarisë sportive ka qenë shumë i rëndësishëm për frymëzimin e gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Me zërin, fjalën dhe penën e tyre ata skalitën ngjarje historike për sportin shqiptar, që edhe sot janë burim frymëzimi për të rinjtë dhe fëmijët që ëndërrojnë të prekin suksesin dhe fitoren në sport.

Dua të shpreh mirënjohjen më të madhe për Profesor Ismet Bellovën, këtë legjendë të mikrofonit shqiptar.

Për zotin Besnik Dizdari, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e gjithë arritjeve të sportit tonë për dekada të tëra.

Për zotin Ahmet Shqarri, i cili mbante gjithë Shqipërinë të mbërthyer pranë “Radio Iliria” për të dëgjuar emisionin ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.

Por edhe për zotin Vladimir Grillo, që mezi prisnim të hënën në darkë për të parë emisionin “Rubrika Sportive” dhe përmbledhjen e gjithë aktiviteteve sportive të javës.

Këto katër personalitete me talentin, pasionin dhe përgjegjshmërinë e tyre, jo vetëm kanë trasmetuar emocione të jashtëzakonshme dhe të fuqishme, por edhe kanë gdhendur ngjarjet, personalitetet dhe arritjet e sportit shqiptar duke i lënë trashëgim edhe për brezat e ardhshëm, si momente të frymëzimit drejt fitores, arritjeve, drejt shembujve më të mirë të suksesit.

Sot për fat të keq, vëmendja ndaj sportit nuk është ajo që ishte atëhere, sepse kuptohet jemi në një sistem tjetër, por ne jemi shumë të interesuar që ta shtojmë vëmendjen për sportin.

Kjo kërkon një cilësi gjithnjë më të lartë edhe të gazetarisë dhe informacionit sportiv.

Kërkon një punë shumë të thellë, të studiuar, kërkon gjithashtu të përfitohet sa më shumë nga arritjet në fushën e gazetarisë sportive ndërkombëtare, ashtu si edhe këto personalitet u përpoqën në atë kohë, pavarësisht nga kufizimet, të sillnin sa më shumë risi, në mënyrë që rinia jonë të jetë më e përkushtuar ndaj sportit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Zvicra po shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Një vend tjetër po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit. Qeveria zvicerane do të vlerësojë nëse...

A e blen paraja lumturinë, pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon?

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Dita e premte do të jetë me mot të qëndrueshëm! Parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në 21 gradë celsius. Era nga kuadrati i veriut do...

Mbyllet në barazim sfida Holandë-Spanjë, kualifikimi vendoset në Valencia

Spanja i shpëtoi humbjes nga Holanda, duke barazuar 2-2 në udhëtim. Pas nëntë minutash lojë, Nico Williamas kaloi “La Roja” në epërsi me një asistim...

Lajme të tjera

Web TV