Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt fetar si pjesë e krishtërimit që është themeluar në vitin 1870 me qendër në New York dhe kanë për bazë doktrinën sipas të cilës vendosja e mbretërisë së Perëndisë mbi tokë është e vetmja zgjidhje për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Ky sekt përfshin 8.6 milionë besimtarë dhe janë të shpërndarë në të gjithë botën.
Ata predikojnë teorinë e pavdekshmërisë së njeriut dhe mos ndarjen e trupit me shpirtin. Kjo gjë ka sjellë shumë debate në ato vende dhe rrethe shoqërore që është predikuar ky sekt.
E veçanta e Dëshmitarëve të Jehovait është predikimi i këtij besimi derë më derë duke shpërndarë literaturë që janë dy revista Kulla e rojës dhe Zgjohuni. Një veçanti tjetër është refuzimi i kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe transfuzioni i gjakut. Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë Krishtlindjen dhe festat e tjera kristiane nën moton se janë pagane dhe nuk kanë sens. Ata nuk lejohet të festojnë ditëlindjet dhe nuk lejohen të vazhdojnë shkollën e lartë. Madje atyre nuk u lejohet as të votojnë.
Ajo që ka shkaktuar debate të ashpra nga përfaqësues të këtij sekti është se ata nuk pranojnë të nderojnë flamurin kombëtar duke sjellë disa konflikte. Pra ky sekt krijon një mur mes këtyre dëshmitarëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë duke sjellë një hendek që në disa raste është shoqëruar edhe me pasoja.
Ata e konsiderojnë veten si të krishterë, por nuk pranohen si të tillë nga asnjë prej Komuniteteve Fetare të Krishtera, apo edhe nga grupet e tjera të krishtera, që ekzistojnë në Shqipëri, Evropë, SH.B.A dhe në mbarë botën. Në Shqipëri janë 5500 Dëshmitarë të Jehovait prej 25 vitesh Dëshmitarët e Jehovait kryen kongresin e përvitshëm në Tiranë të organizuar në stadiumin “Selman Stërmasi” Në Shqipëria media ka raportuar se disa ngjarje që kanë përfunduar me pasoja për jetën kanë qenë pjesë e këtij sekti. Në disa shtete Dëshmitarët e Jehovait janë shpallur të jashtëligjshëm.
Vetëvrasjet
Ngjarja e djeshme nuk ishte rasti i vetëm në vendin tonë ku humanët shkojnë drejt vetëflijimit për shkak të sektit të “Jehovait”.
Një prej rasteve të regjistruara në Shqipëri është ai i regjistruar në nëntor të vitit 2003. 17-vjeçarja Marsela Binjaku nga fshati Karbunarë i rrethit të Lushnjës u vetëvra me armë gjahu. Para se të kryente aktin makabër ajo shkroi një letër lamtumire ku tregonte arsyet se donte të shkonte e pastër dhe sa më shpejt afër Zotit. Marsela Binjaku, vetëm disa muaj para vetëvrasjes, ishte shpallur dëshmitare e Jehovait.
Ndërkohë që ka patur dhe shumë vetëvrasje të tjera të cilat dyshohet se kanë ardhur nga leximi i shkresave të Dëshmitarëve të Jehovait dhe kanë qenë praktikante të tyre.
/En.Br./Fjala.al