Policia e Tiranës bënë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 9 persona, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. D., 37 vjeç, pasi, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme kërcënonte dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 46 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
M., B. M., E. P. dhe J. O., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
U. T., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
O. D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
E. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.