Basha prezanton planin ekonomik në Korçë: Punësimi dhe zhvillimi, prioriteti ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Pogradecit, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në Korçë, në vijim të takimeve të tij me qytetarë dhe sipërmarrës.

Në bashkëbisedim me qytetarët, Basha i njohu ata me planin e PD për rimëkëmbjen ekonomike dhe gjithashtu premtoi se gjatë qeverisjes së tij, vëmendja do të shkojë drejt punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

FJALA E PLOTË E BASHËS

Në Korçën e qytetarisë dhe njerëzve të punës takova qytetarë dhe sipërmarrës të goditur rëndë nga kriza ekonomike.

Korça ka një traditë të shkëlqyer të turizmit kulturor. Korçarët kanë një shpirt të veçantë tregtari ku prej 30 vitesh kanë ndërtuar sipërmarrje të fuqishme që punësojnë mijëra njerëz dhe rrisin mirëqenien. Sot këto sipërmarrje gjenden në prag të falimentimit.

Tregtarët e vegjël në Korçë kanë lista të gjata të qytetarëve që nuk kanë mundësi të blejnë as ushqimet e përditshme për familjet e tyre. Veç rënies së xhiros, tregtarët përballen edhe me taksat e larta. Në kulmin e krizës ekonomike Bashkia ka dyfishuar tarifat për bizneset të cilët janë detyruar t’i paguajnë, pavarësisht premtimeve se ato do të shtyheshin.

Për të parandaluar këtë situatë ne i propozuam qeverisë një sërë nismash, të cilat nuk i mori parasysh sepse paratë i duheshin për tendera sekret dhe pagesa koncesionesh korruptive, jo për qytetarët dhe biznesin.

Qeverisja vetëm për një grusht njerëzish do të marrë fund!
Partia Demokratike po përgatit planin ekonomik për rimëkëmbjen kombëtare.

Ne do të kemi vetëm një taksë për biznesin e vogël, atë 0.5% të xhiros vjetore dhe të ardhurat do të shkojnë për pushtetin lokal. Taksën “RAMA” për karburantet do ta heqim si dhe do t’i japim fund abuzimeve nga banda e taksidarëve duke vendosur moratoriumin 1 vjeçar për veprimtarinë e tyre, derisa të miratojmë një kuadër të ri ligjor që garanton standarte dhe ligjshmërinë.

Ne do të vendosim taksen 9% për bizneset e tjera. Do të krijojmë lehtësirat e nevojshme që qytetarët e Korçës, Pogradecit dhe kudo tjetër të mos shkojnë të bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut, ku çmimet e ushqimeve dhe karburanti janë më të lira.

Vëmendja e qeverisë tonë do të jetë te zhvillimi ekonomik dhe punësimi dhe ne do bëjmë gjithçka në funksion të këtij prioriteti absolut.

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para...

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big...

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, nën 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për...

Pas eleminimit nga BBVA, G Bani merr vendimin drastik dhe të papritur

Në një moment tensioni, Bani goditi me shpullë Gjestin në fytyrë, situatë që solli dhe përjashtimin e tij. Mirëpo tashmë që Bani është jashtë shtëpisë,...

Berisha takon drejtuesit e Forza Italia, fokus te bashkëpunimi dhe zhvillimet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar sot në Itali me kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, presidentin e Senatorëve,...

Lajme të tjera

Web TV