Pandemia/ 115 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

115 raste të reja, 7 viktima dhe 40 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet vendase të shëndetësisë konfirmuan se nga 1032 testime të kryera në 24 orët e fundit 115 prej tyre rezultuan pozitiv me COVID-19. Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup, përkatësisht 53, Strugë 13, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip, ndërsa në qytetet e tjera ka nga më pak se katër raste.

Shtatë viktimat e 24 orëve të fundit janë: pesë nga Shkupi dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë vdekur dy pacientë të moshës 50 dhe 70 vjeçe. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur pesë pacientë të moshës 56, 62, 64, 65 dhe 82 vjeç.

Ndërsa nga 40 pacientët që kanë fituar betejën me COVID-19, 26 prej tyre janë nga Shkupi, Veles-2, Gostivar-3, Kërçovë-3, Resnjë-6.

Numri në total i të infektuarve me Covid-19 nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 7046 persona, numri i pacientëve të shëruar është 3027, të vdekur janë 341, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3678.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn. Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në...

Elvis Roshi paraqitet në SPAK pas akuzave për krim zgjedhor

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në SPAK pasdreken e të hënës. Një muaj më parë, Roshit iu sekuestrua celulari gjatë kontrollit që...

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time!

Ish-boksieri me famë botërore, Oleksandr Usyk i ka bërë ftesë Donald Trumpit për të kaluar një javë në shtëpinë e tij në Ukrainë, për...

Selena Gomez hyn në listën prestigjioze të Forbes, kush janë gratë më të pasura në botë

Selena Gomez ka hyrë për herë të parë në listën vjetore të Forbes për 100 gratë më të pasura në SHBA që e kanë...

9 qershor1967/ Lufta Gjashtëditore e Izraelit dhe marrja e Lartësive të Golanit

Në qershor 1967, shpërtheu një nga konfliktet më të shkurtra dhe vendimtare në historinë moderne të Lindjes së Mesme: Lufta Gjashtëditore, e cila përfshiu...

Lajme të tjera

Web TV