Pandemia/ Venko Filipçe paralajmëron: Goditja më e madhe do të jetë në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë  e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se koronavirusi Covid-19 do të qëndrojë gjatë dhe se goditja më e fuqishme prej tij do të jetë në vjeshtë.

Sipas tij në vjeshtë njerëzit do të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura ndaj dhe mundësia e infektimit do të jetë më i madh.

“Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, supozimi mbetet se në vjeshtë virusi do të përhapet më shpejt dhe më fuqishëm sepse edhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të jenë në ambiente të jashtme, ata do të jenë më shumë brenda. Kjo e konfirmon se virusi është këtu. Siç po shihet, do të qëndrojë për një kohë të gjatë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Duhet ta përgatisim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.

Të fundit

Sot provimi i parë i maturës/ Manastirliu: Besoni te vetja, më e mira është para jush

Mbi 27 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja...

Nisja e sezonit veror, Rama njofton hapjen e 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin

Me nisjen e sezonit turistik veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin. Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën të...

“Bileta deri në 1000 euro”/ Ankohen Tifozat Kuq e Zi: Jo të gjithë jemi milionerë si Duka

Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i zjarrtë dhe më pasionant i kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të parë pas më shumë se...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi, humb jetën 14-vjeçarja

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare...

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia/ Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë!

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand Duka dhe Silvinjo nuk...

Lajme të tjera

Web TV