Gripi/ Fluks pacientësh te qendra spitalore, urgjencat në lagje bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virozat gripale shtojnë numrin e të prekurve dhe radhët për vizita mjekësore. Urgjenca e pediatrisë vijon të përballoje fluksin më të madh të pacientëve me 250 vizita në ditë.

Krejt e kundërta ndodh në urgjencat 24-orëshe të hapura në tre qendra shëndetësore në kryeqytet. Në to pacientët janë shumë të pakët, 20 vizita në ditë.

Ata e dinë që ka radhë me orë, ndërkohë që me ne janë më të rezervuar të vinë, edhe pse shërbimet që ofrojmë janë të njëjtat”, thotë në një prononcim televiziv Edlira Cenko, pediatre në qendrën nr.10.

Po përse pacientët presin me orë të tëra në radhë në urgjencat spitalore? Disa thonë për mungesë informacioni, ndërsa të tjerë nuk kanë besim tek mjeket e lagjes.

Ndërkohë, mjekët e qendrave shëndetësore informojnë pacientët për regjimin e ri në urgjencat e hapura në Tirane.

Mundëson shërbime me mjek të specializuar në pediatri, me infermierë, me shërbime si dhënia e injeksioneve, serume dhe aerosol, pra një shërbim gjithëpërfshirës”, vijon Cenko.

Për të ulur ngarkesën e mjekëve në urgjencat spitalore gjatë stinës së gripit, ministria e shëndetësisë hapi dhe tre urgjenca 24 orëshe përkatësisht në poliklinikën nr. 7 në Laprakë, nr. 10 tek Oxhaku dhe në qendrën shëndetësore 8 në zonën e Tiranës së Re.

Të fundit

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

Lajme të tjera

Web TV