Deklarata e fortë e pastorit Muça: Gratë e vetëflijuara në Kombinat u përdorën si kavje nga sektet satanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastori Fitor Muça ka deklaruar ditën e sotme se gratë e vetëflijuara në Kombinat, janë përdorur si kavje nga sekte satanike. Gjithashtu ai pohoi se i njihte gratë, por ato prej shtatë vitesh ishin shkëputur nga komuniteti i tyre.

“Ato janë larguar nga familja biblike, janë larguar rreth 7 vite më parë. Gjysmë e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra. Ata kanë ardhur diku nga fundit i 2009-2010. Kanë kërkuar të largohen pa më thënë mua. Nuk ka pasur absolutisht ndonjë konflikt apo hatër mbetje. Mua më duket gati eksperimentale, mua më duket përdorimi i tyre si kavje. Për të vërtetuar ndoshta tezat e tyre, ose ndoshta doktrinën e tyre.

Do të jetë prokuroria që do të vendosi. Pra, ka vdekur vajza, nëna ka vazhduar ritualin që i është mësuar, duke e shoqëruar atë me lyerjen e trupit me vajra dhe uthull. Unë besoj që mjekësia ligjore, do të kontrollojë çfarë janë këto vajra, se mbase janë produkte që nuk bëhen dot në shtëpi. Nëse janë produkte të tilla, atëherë del që dikush jua ka dhënë këto produkte”, u shpreh Muça./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas...

E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i...

“E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për...

Sulmi i Trump-it ndaj madhështisë amerikane

Ndonjëherë duhet parë panorama e përgjithshme. Më 4 korrik 2026, SHBA-të do të festojnë 250-vjetorin e pavarësisë. Vetë deklarata e pavarësisë thotë se: “Ne i...

Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës/29-vjeçari përplas me makinë 2 policët

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi nën efektin e dogës ka aksidentuar me makinë dy efektivë policie në tentativë për t’u...

Lajme të tjera

Web TV