Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve në Tiranë në kuadër të veprimtarive kriminale kundër kanabisit.
Është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve D.K. 33 vjeç dhe D.K. 37 vjeç pas informacioneve që policia kishte arritur të siguronte se dy vëllezerit shpërndanin në doza lendë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Aktivitetin e shpërndarjes e kryenin kryesisht në rrugën “Ibrahim Brahja” dhe si rezultat i dyshimeve të policisë janë kryer kontrolle në banesat e dy vëllezerve, më makinat e tyre si dhe në një lokal i cili ishte në pronësi të dy vëllezërve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. /Ra.My. Fjala.al/