Konçesioni Milot-Fier/Balluku opozitës: Kur të kaloni me makina do thoni “e paskan qarë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku , në fjalën e saj në Kuvend ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për konçesionin e aksit Milot- Fier duke hedhur poshtë pagesën prej 17.5 euro.

Balluku është shprehur se qeveria nuk do të hedh asnjë lekë për këtë projekt sepse nuk e ndërton dot dhe për këtë arsye do të përzgjidhet më garë ndërkombëtare investitori me koston më të ulët.

Ajo po ashtu shton se kur përfaqësuesit e opozitës të kalojnë në atë rrugë, do të thonë ‘’ e paskan qarë’’, siç thonë për Bypassin e Fierit. Gjthashtu ajo ripërsëriti se aksi Milot- Fier do të ketë dy mundësi, me dhe pa pagesë.

”Javën e fundit, 7 ditë të tëra, kam dëgjuar vrerin e hedhur sa i përket projektit më të madh, të korridorit blu, në pjesën shqiptare, segmentit Milot- Fier. Kam pritur 7 ditë për këtë foltore. Kam zgjedhur mos bëj asnjë prononcim nga foltorja e Ministrisë, pasi nuk i përgjigjem askujt nga rruga, i përgjigjem Murrizit, Rudinës, Halitit, Aurorës. Nuk i përgjigjem atyre që nuk u zë gjumi natën. Qeveria ka lançuar projektin për një ëndërr të shqiptarëve. Nuk u përgjigjem zëdhënësve të qametit, akopaliptikë.

 Do e nis nga e para, pse pas lançimit ditën e mërkurë të këtij projekti, nuk u hodhën dokumentacionet në APP. E kam ndaluar unë. E kam ndaluar, sepse vetëm pak minuta pas lançimit u turët në ekrane për të vjellë, jo më baltë, por zift. I kërkova pjestarëve të grupit të punës, të ndalonin, dhe dëgjova deklaratat, dhe analizuam.

Dhe i analizuam nëse mos kishit ndonjë fije të vërtete, nëse na ka shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Kam një pyetje për ju, kush janë ekspertët tuaj. Se ju thoni që ekspertët tuaj thonë që projekti është korruptiv. Janë kompani e atashuar pranë qeverisë financuar nga BE. Në 12 vite nuk bëtë atë që bëri Gjiknuri bëri në 14 muaj, dhe unë në 18 muaj.

Lexo edhe :  Pension i 13-të/ Miratohet vendimi, dyfishohet edhe pensioni mesatar deri në 2030

E kuptoj shumë stresin tuaj, por pres të më prezantoni ekspertët, se unë ja u prezantova. Nuk na del që ta ndërtojmë nga buxheti i shtetit. Por çfarë koncesioni është ky? Qeveria shqiptare nuk vendos asnjë qindarkë. 1.18 miliardë euro do të vijë nga investitori privat, i cili nëpërmjet një gare ndërkombëtare duhet të fitojë me pagesën më të ulët. Besoj se ju dhashë përgjigje pyetjeve, edhe pse ju nuk meritoni përgjigje.

Nga del ky 17.4 euro? Që kur autostradat kanë dalë, paguhen me segmente. Xhenova- Bari paguhen 150 euro. Apo në autostradat në Greqi. Gjurma ekzistuese, nuk duam të hapim probleme me shpronësimet dhe bizneset.

0.075 euro për kilometër. 7.5 euro për kilometër. Autostradat me pagesë janë autostradat e shpejtësisë. Qytetarët do të mund të zgjedhin rrugën me pagesë apo pa pagesë. Këtë do bëjmë ndryshe nga ju. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Ju keni qenë qeveria e shkatërrimit. Dhe kur të kaloni me automjetet tuaja në këtë aks të ri, do thoni e paskan qarë, siç thoni kur kaloni tani në Bypassin e Fierit.”- tha Balluku.  /Ra.My. Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Cilat do jenë sanksionet e para që BE do i heqë Kosovës?

Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë...

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

A e keni vënë re ndonjëherë që pjesa më e madhe e shisheve të vajit të ullirit, qoftë plastike apo qelqi, kanë një ngjyrë...

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’/ OVL: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (0-0) në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, flamuri i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) u largua në disa...

Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një...

VIDEO/ Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të...

Lajme të tjera

Web TV