Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina nxjerr jashtë rruge motoçikletën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke e nxjerrë nga rruga.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si  pasojë  e aksidentit ka ndërruar jetë  drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën   shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë . Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit

“Do shkosh mirë me Borën”, Romeo i rrëfen Heidit marrëdhënien që ka me kunatën

Romeo, teksa qëndronte në oborr, i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve...

‘Babale’ në Apel, shtyhet sërish gjyqi për Salianjin, ja cili pritet të jetë fati i tij

Shtyhet seanca në Apel për deputetin Salianji në lidhje me çështjen Babale, ku raportohet se seanca është shtyrë për 12 qershor në orën 10:30. Salianji...

Nga ish-kryeministri, ministra dhe…/ Dumani rendit zyrtarët e lartë “në rrjetën” e SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që siç tha ai janë nën hetim apo të pandehur....

Axhenda/ Vizita zyrtare sot në kryeqytet, ja kush e mirëpret David Cameron!

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron do të pritet sot në Tiranë nga kryeministri Edi Rama për të diskutuar luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Në...

Kur vjen puna te kursimi, burrat e kanë më të thjeshtë se gratë, por pse?

Studimet zbulojnë se ka një hendek të vërtetë diferencimi mes grave dhe burrave kur vjen puna te paratë. Shumica e grave pranojnë se e...

Lajme të tjera

Web TV