Del letra e policit për qytetarët… Xhani Demika e poston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhani Demika menaxheri i VIP-ave poston në instagramin e tij një letër shumë prekëse të shkruar nga një polic, që e kaloj natën e ndërrimit të viteve në shërbim të njerëzve larg nga familja e tij. . Xhani u bën thirrje qytetarëve duke u kërkuar ta respektojnë policinë sepse i është në ndihmën tonë.

Ja përmbajtja e letrës:

Kur ju jeni me pizhame, unë jam me uniformë, me revole në brez, i gatshëm për t’ju siguruar gjumin e qetë. Ftohtë, borë, akull e shi, unë jam në detyrë, herë-herë edhe pa ngrenë edhe pa pirë. Në çdo mëngjes i them lamtumirë gruas dhe fëmijëve të mi. Çdoherë i përqafoj si për herë të fundit, ua dhuroj puthjen e amshimit.

E sa herë kthehem në shtëpi, i ledhatoj fort e fort. Çdo natë jam i ringjalluri i tyre. Minutat e vonesës sime për familjen time janë shekuj e shekuj. Qytetarët e vendit janë të shenjtë për mua, edhe pse shpesh më shohin si tepricë kur i gjobis apo kur i qortoj për veprimet e tyre të paligjshme. Mos më shikoni gjithmonë brenda uniformës, edhe unë jam sikurse ju, jam njeri prej jush, i cili kujdeset për sigurinë tuaj.

Më dhuroni lule për së gjalli, si shenjë respekti për punën dhe sakrificën time, e mos ma mbuloni varrin me kurora lulesh. Pozita ime mund të duket privilegj, por është me rrezikshmëri të lartë. Paramendojeni veten për disa çaste në pozitën time, u në çdo moment mund të ballafaqoheni me një padrejtësi, të përballeni me breshëri plumbash që shkrepen drejt trupit tuaj. Nëse nuk më çmoni të paktën mos më nënçmoni.

Kur jam në detyrë harroj se jam prind dhe burri i një gruaje, të cilët më presin me padurim t’ju shkoj i gjallë në shtëpi. Çdo natë, harroj se jam djalë i një babai e një nëne, të cilët më ritën me aq mundim. Asnjëherë nuk ngopem me ta!

Sa nisem për punë, them të kthehem e t’u marrë erë fëmijëve e gruas, ndoshta për herë të fundit, ta lus Zotin që t’i bekojë e të kujdeset për ta edhe nëse nuk do të kthehem sonte në shtëpi. Sa darka janë ftohur në sofër derisa familja më priste mua t’u bashkohem! Sa darka të përbashkëta më mbetën në fyt kur shteti më kërkonte t’u shërbeja qytetarëve. Hezitoj t’u bërtas fëmijëve kur bëjnë sherre. Them se nesër mund të mos i shoh më dhe u mbetet shije keqe e një prindi i cili ishte polic. Gjithmonë me mall për familjen, vetëm për sigurinë e qytetarëve të mi”.

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj

Të fundit

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Lajme të tjera

Web TV