FOTO/ Tronditet Inter, 19-vjeçari i shumëkërkuar firmos me Juven

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus ka nisur merkaton e dimrit dhe goditja e parë është 19-vjeçari Dejan Kulusevski. I riu që deri më tani aktivizohet te Parma, ka kohë që kërkohet nga Antonio Konte për t’u bashkuar me zikaltrit e tij, mirëpo duket se në momentin e fundit Kulusevski ka zgjedhur të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Ky lajm u bë publik nga mediet  vendase, të cilat bëjnë me dije se Juventus ka firmosur më Atalantën, pasi është klubi që mbante kartonin e sulmuesit.

Në këtë mënyrë Juvja i bën një tjetër rrëmbim Interit tashmë jo vetëm fitore në fushë, por të një futbollisti të shumëkërkuar prej kohësh.

19-vjeçari do firmosë ditën e sotme një kontratë 5-vjecare me bardhezinjtë, ku përcaktohet se do përfitojë një shumë prej 2.5 milionë euro në sezon dhe me rritje të shifrës çdo vit. Ndërsa, Atalanta nga ana e saj do sigurojë plotë 35 milionë euro për këtë shitje, plur 9-10 milionë euro bonuse në varësi të rezultateve të Kulusevskit.

19-vjeçari do vazhdojë të qëndrojë te Parma deri në qershor, pasi kontrata midis kësaj skuadre dhe Atalantë ishte e parashikuar për këtë fazë kohore dhe më pas në verë do bashkohet me skuadrësn e Sarrit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Studimi i fundit, këto janë ushqimet që përmbajnë më shumë plastikë

Nëntëdhjetë për qind e mostrave të proteinave shtazore dhe bimore rezultuan pozitive për mikroplastikë sipas një studimi të Shkurtit...

Meta në krah të Berishës: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Ilir Meta ka sqaruar raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë të marrë pjesë në tubimet poshtë ballkonit të tij. Meta...

Gruaja e tij, nën hetim, Rama mesazh kryeministrit spanjoll: Mos u dorëzo

Ndërkohë që kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se po mendon të japë dorëheqjen teksa bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas...

Protesta e ”Rithemelimit”/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në këto akse rrugore

Partia e Lirisë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajnë sot një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës në 10:00. Për shkak...

Euro dhe paundi thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 26 Prill 2024

Sot, më 26 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 100.7 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV