Moti sot, Tirana me diell dhe erë, vendi nën acar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dita e sotme do të jetë e acartë. Ndonëse Tirana do të jetë nën pushtetin e diellit, era e fortë do të dominojë gjithë ditën.

Temperaturat deri në mbrëmje vonë do të jenë mbi zero, ndërsa nata do të jetë një prej më të ftohtave të këtij viti.

Sipas të dhënave temperaturat priten të ulen me të paktën 5 gradë në vendet malore, ndërsa rënia vijon e lehtë edhe mëngjesin e së martës. Por nga mesdita dhe deri në fundjavë pritet që temperaturat të ngjiten në vlerat tipike të janarit: nga -4 deri 11 gradë në mesditë.

Priten reshje të dobëta në disa qarqe po pa ndonjë rrezik imediat përmbytjeje.

Në Veri, Veri-Lindje, Jug dhe Jug-Lindje të vendit, në zonat malore mbi 800 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e borës.

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 9 °C

në vendet e ulëta: 0 / 7 °C

në vendet malore: -6 / -2 °C

Era

Dita ka nisur me një erë të fortë. Pritet që gjatë ditës të vijojë nga mesatare deri e fortë. Specialistët ende nuk kanë dhënë një mesatare për ditën e sotme. /Fjala.al/

 

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV