Përshkallëzohen tensionet/ Irani bën paralajmërimin e frikshëm ndaj SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë përshakllëzuar gjithnjë e më shumë, sidomos pas sulmit gjatës natës mbi bazën amerikane.

Presidenti Hassan Rohani i ka dërguar një paralajmërim të frikshëm për SHBA-të, homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

Ai i ka bërë të ditur presidentit francez se SHBA do të përballej me një sulm të tillë në Lindjen e Mesme nga ana e Iranit pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

SHBA duhet të kuptojnë se interesat dhe siguria e tyre në rajon janë në rrezik dhe se ata nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të këtij krimi të madh”, deklaroi Rohani gjatë një bisede telefonike me Macron.

Sipas Rohanit, amerikanët kishin bërë një gabim të madh strategjik duke vrarë Qassem Soleimani-n dhe se sulmi i tyre rrezikonte të kishte efekt të kundërt me rezultatet e pritura nga SHBA.

Teherani ka deklaruar me forcë se do të hakmerret për vrasjen e Soleimani-t dhe Parisi i kërkoi dje që të mos e ndërmerrte një veprim të tillë./Fjala.al/

Të fundit

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Lajme të tjera

Web TV