“Shofer i dështuar”, Guardiola bën dëm 460 mijë paundësh në makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola mund të thuhet pa frikë se është një nga trajnerët më të mirë gjatë gjithë historisë së futbollit. Mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë përsa i përket drejtimit të makinave dhe rolit të tij si shofer.

Në një raportim të ”The Sun” thuhet se që nga viti 2016 e deri më tani ai ka shkatërruar një numër të madh makinash që kapin shifrën e 460 mijë paundëve.

Që në momentin që katalanasi ka marrë drejtimin e Manchesterit, ai ka ndryshuar katër makina si Mercedes GLE, Range Rover, Bentley GTX700 dhe e fundit një Mini Cooper dëmet e të cilave shkojnë në 80 mijë, 150 mijë, 200 mijë dhe 30 mijë sterlina.

Një nga autorët e biografisë së spanjollit ka thënë se 48-vjeçari ka reputacionin e një shoferi të pafat.

“Sot ai është në timonin e një Mercedesi të zi. Ai ka reputacionin e një shoferi të pafat që nga koha e Barcelonës dhe tani ka makinën e tij të katërt në Mançester. Pasqyrat e tij nuk rrojnë për një kohë të gjatë dhe ka arritur ta furnizojë një Range Rover nafte me benzinë dhe përplasur një Bentley argjendi”,- shprehen autorët e biografisë së tij të fundit Lu Martin dhe Pol Ballus.

Një tjetër burim pranë teknikut ka thënë se Guardiola është i mirë në shumë gjëra, por mesa duket timoni nuk është një ndër to.

“Pep është një perfeksionist në shumë gjëra, por timoni nuk duket një nga dhuntitë e tij”./Fjala.al/

Të fundit

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Lajme të tjera

Web TV