Protesta që ndryshoi historinë, 30 vjetori i sulmit ndaj selisë së Stasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte dita më e shënuar për mijëra protestues që 30 vjet më parë sulmuan selinë e Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të Gjermanisë Lindore në Berlin, të njohur më mirë si Stasi.

Për ta, 15 janari 1990, ishte një kohë shprese – dita që shqiptoi, në fakt, fundin e Gjermanisë Lindore, ose Republikës Demokratike të Gjermanisë (DDR). Ishte një shtet i krijuar nga Moska jashtë zonës së pushtuar sovjetike të Gjermanisë post-naziste.

Motoja e Stasit ishte “Mburoja dhe Shpata e Partisë”, dhe pa një agjenci efektive të shtypjes shtetërore, Gjermania Lindore u ekspozua si skelet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shënoi 30 vjetorin e sulmit në selinë e Stasit, duke e përshkruar atë si një “veprim thellësisht demokratik”.

Në javët para se të sulmohej selia në Berlin, protestuesit antikomunistë kishin festuar rënien e Murit të Berlinit dhe stacionet rajonale të policisë sekrete po merreshin një nga një. Demonstruesit po bëheshin gjithnjë e më të guximshëm pasi liderët komunistë të vendit ishin të ekspozuar si të pafuqishëm për t’i ndaluar ata. Moska i mbajti duart larg, megjithë thirrjet e udhëheqësit komunist i Gjermanisë Lindore Erich Honecker drejt udhëheqësit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev për një ndërhyrje ushtarake ruse.

Tani ishte radha e berlinasve për të mbyllur Stasin, në Berlin, duke tundur këmbanën e fundit për agjencinë e shtypjes së brendshme të Gjermanisë Lindore.

Ndikimi i ngjarjes tek Putini

Megjithatë, për një kolonel të KGB-së, si Vladimir Putin, ishte koha më e keqe, një kohë e indinjatës së ashpër. Shumë nga biografët e tij thonë se kjo ngjarje ka formuar stilin e tij të qeverisjes autokratike tani si president rus, dhe gjithashtu frikën e tij nga protestuesit anti-Kremlinit.

Dyzet e dy ditë para se të binte selia e Stasi-it në Berlin, Putini, i cili arriti në Republikën Demokratike Gjermane në vitin 1985 për të marrë detyrën e tij të parë jashtë vendit, pati një përballje me dramën e madhe politike dhe historike që luhej në të gjithë Gjermaninë Lindore dhe më gjerë në vendet e Paktit të Varshavës. Disa demonstrues të cilët rrethuan ndërtesën e Stasit në Dresden u futën dhe përparuan pranë një rruge drejt instalimit të KGB-së së Putinit.

Lexo edhe :  Qytetet kineze po zhyten nën nivelin e detit, disa me 10 mm në vit

Duke kujtuar ditët e fundit të komunizmit shumë vite më vonë për “Personin e Parë”, një libër me intervista të botuara për të shënuar mandatin e tij të parë si president i Rusisë në 2000, Putini thotë se ai u përball me turmën, duke paralajmëruar protestuesit se objekti ishte një instalim ushtarak sovjetik. Ekzistojnë raporte kontradiktore nëse ai ka shtënë me armë.

Ai telefonoi eprorët e tij duke kërkuar mbështetje, por iu tha, “Ne nuk mund të bëjmë asgjë pa urdhra nga Moska. Dhe Moska hesht”.

Turmat u shpërndanë, por biografët e Putinit thonë se poshtërimi i asaj dite ka qëndruar me të, duke kontribuar në vendosmërinë e tij që Moska kurrë më nuk do të heshtë, transmeton  voa.

Protestuesit antikomunistë që pushtuan ndërtesat e Stasit kanë kujtime më të lumtura se ato të Putinit. Roland Jahn, një ish disident, thotë se sulmi i vitit 1990 u bë një sinjal i rëndësishëm “në të gjithë botën”.

“Për herë të parë në botë, qytetarët pushtuan zyrat e një force të fshehtë policie për të mbrojtur dosjet e saj dhe për t’i bërë ato më të prekshme për shoqërinë,” i tha Jahn gazetës Northwest-Zeitung. Zoti Jahn kujton një “eufori të madhe” të trazuar me një “ngatërrim të caktuar dhe një ndjenjë të çuditshme”.

Të fundit

A mund të bjerë Rama nga një emision televiziv?

Nga Artur Ajazi Kujtojnë se, duke nisur “habere” lart e poshtë, madje duke u ndalur edhe tek emisionet e RAI-t,...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters. Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga viti 2017 deri në 2021,...

Greqia do t’i dërgojë sisteme mbrojtje ajrore ukrainës? Reagon kryeministri Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitstoakis tha se Greqia nuk mund t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si Patriots ose S-300, duke iu përgjigjur presionit nga...

Transporti publik i Tiranës hyn në Google Maps, kush vjen nga Durrësi do kalojë në Rinas

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të cilat gjenerojnë sipas kërkesës së...

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë. Ka nga ata që thonë...

Lajme të tjera

Web TV