“The Times”: Hetim britanik për dosjen “Basha-675 mijë USD”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla vijon sulmet ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatë së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste publikon në “Facebook-un” e tij shkrimin e gazetës britanike “The Times”, që sipas tij, publikon prova të reja, “që konfirmojnë përfundimisht faktin se një kompani skoceze guackë “(SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandërshkuar”.

Mesazhi i plotë i Taulant Ballës:

Hetim britanik për dosjen “Basha-675mijë dollarë”, provat e reja konfirmojnë pagesat dhe krimin?

Partia Demokratike, jo i pandërshkuari Lulzim Basha sikurse e quan Gazeta The Times, i detyrohen publikut shqiptar një përgjigje të menjëhershme.

Gazeta britanike The Times përmes një shkrimi investigativ ka publikuar sot fakte të reja të cilat konfirmojnë përfundimisht me prova faktin se një kompani skoceze guackë “(SLP) është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandërshkuar”.

The Times ka zbuluar se: “SLP në qendër të skandalit politik në Shqipëri është Biniatta Trade e regjistruar nga Edinburg. Në vitin 2018 në rregjistrat publikë rezulton të jenë paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të zotit Basha. Zoti Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj u mbyll vitin e kaluar, pa u identifikuar kurrë një pronar i vertetë i saj”.

Shkrimi i plotë në The Times:

https://www.thetimes.co.uk/…/abuse-of-ghost-firms-shows-the…

Për ta kuptuar të plotë këtë skandal, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

Lexo edhe :  Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

1. Kontrata e firmosurnga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë:
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Deklarata ku kompania guackë Biniatta Trade deklaron se do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!

 

Të fundit

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në një qendër imazherie në Long Island, duke lënë një burrë 61-vjeçar në gjendje kritike. Ngjarja...

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte...

Lajme të tjera

Web TV