Video/ Burri kapet mat në stadium duke tradhtuar gruan e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi një video e një tifozi të futbollit është bërë virale në rrjetet sociale. Deyvi Andrade u kap nga kamerat televizive duke puthur një vajzë që nuk ishte gruaja e tij dhe përfundoi duke dhënë një shpjegim paksa qesharak për atë që ndodhi.

Ai është përpjekur të shfajësohet duke thënë se ka shumë gra që tradhtojnë partnerët e tyre, por që askush nuk është tallur me to.

“Nëse do të ishte një grua në vendin tim, çfarë do të bënit? Shumë video janë përhapur ku vajzat shihen duke u treguar të pabesa, por askush nuk është tallur me to ashtu siç po tallen me mua”, ka thënë Andrade.

“Unë do ta mbroj nderin dhe krenarinë time burrërore deri në fund. Ne të gjithë dështojmë dhe të gjithë pendohemi. Faleminderit juve që më keni ftuar në Kishë dhe nëse shkoj, do ta bëj këtë për ta shëruar familjen time”.

“Askush nuk do ta dëmtojë imazhin tim. Zoti është i madh dhe i fuqishëm dhe këto gratë që po më kritikojnë mua… edhe unë e di se kam tradhtuar, por ato vazhdojnë të komentojnë”.

Postimi i tij vazhdon me kërkesën për falje ndaj partneres së tij.

“Unë dua të kthehem t’i jetoj ato momente përkrah teje. Më vjen shumë keq dhe kjo është arsyeja pse kam dalë publikisht t’i komentoj këto gjepura, në mënyrë që të të kërkoj falje. Jam shumë i hutuar, por dua të kthehem te ti”, ka thënë ai.

Të fundit

‘Çmendet’ nga xhelozia/ 55-vjeçari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se...

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

Nga Alban Daci Ka një kakofoni mediatike që krizën e PD e kanë impostuar vetëm në një vulë. A thua se vula është problemi apo...

Faktorët që ju çojnë drejt divorcit dhe ju nuk e kuptoni

Është vërtet e vështirë krijimi i një familje. Ju do të përballeni me konflikte, kriza, dyshime dhe kjo është diçka normale. Por ka edhe...

Vlorë/ Humb jetën 24-vjeçari teksa punonte në guroren e fshatit Selenicë (EMRI)

Një 24-vjeçar ka humbur jetën sot në Selenicë, teksa punonte në guroren e fshatit Brataj. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili jep detaje nga...

Skandali me gjakun e infektuar/ Qeveria jep kompensim për 3000 viktimat në Britani

Qeveria britanike njoftoi sot se do të fillojë të paguajë dëmshpërblim të mëtejshëm të përkohshëm për viktimat e skandalit të gjakut të infektuar. “Qeveria...

Lajme të tjera

Web TV