Zbardhet VKM/ Certifikatë elektronike nga e-albania, tarifa 4 800 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar  miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit. Shërbimet elektronike do të merren nga institucionet e administratës publike dhe subjekteve private, të cilat Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, do ti ofrojë kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse.

Në pikën 3 të vendimit janë përcaktuar edhe tarifat.

“Për subjektet private, shërbimi elektronik për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG), ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon:

a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 vit;

b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve vulë elektronike/për transaksion;

c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për sistemin fiskal, me afat vlefshmërie 1 vit;

ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG)”.

Sipas vendimit pagesa e tarifave kryhet nga subjektet private në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin e-Albania.

 

Të fundit

Salvatore Quasimodo, poeti i dramës njerëzore

Nga Leonard Veizi  “Dhe befas vjen mbrëmja...” Kështu fillon vargu që mbetet si një thirrje e heshtur në kujtesën e çdo...

‘Çdo 10-15 minuta raketa mbi kokë’/ Dëshmia tronditëse e shqiptares në Izrael

Kjo luftë nuk është si luftrat e tjera. Çdo 10- 15 minuta raketat kalojnë mbi shtëpitë tona’ Kjo është dëshmia e shqiptares Jeta Gani,...

Kur lindën zjarrfikësit? Në Romën e lashtë

Ishte perandori August, në vitin 22 p.e.s., ai që formoi kontingjentin e parë publik të zjarrfikësve; më parë kishte një organ privat që bllokonte...

Apeli i GJKKO nuk e ndryshon vendimin/ Pasuritë e Arben Ahmetajt mbeten të sekuestruara

Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë, i cili vijon të...

Sulmi izraelit godet ndërtesë banimi në Teheran/ 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane. Televizioni iranian...

Lajme të tjera

Web TV