U arrestua me pistoletë me vete, Gentian Gjokës i del mashtrimi në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Gentian Gjokës, presidentit të skuadrës së futbollit të Cërrikut në muajin dhjetor të 2019-tës, u realizua jo vetëm nga konstatimi i një pistolete që Gjoka mbante me vete, por edhe për faktin se dyshohet se biznesmeni mund të jetë përfshirë në një mashtrim në shitjen e dy apartamenteve në Dhërmi.

Nga hetimet e kryera në prokurorinë e Vlorës, rezulton se Gjoka ka mashtruar biznesmenin Genci Lulja, duke i shitur dy apartamente 2+1 dhe 1+1 në një kompleks banimi në Dhërmi, të ndërtuar nga kompania “J&T Konstruksion”, përfaqësuese e së cilës është Eljona Guma.

Nga hetimi i kësaj dosje ka rezultuar se mes presidentit të skuadrës së futbollit ‘Cërrik’ Gentian Gjoka dhe biznesmenit Genci Lulja, në muajin maj dhe shtator të vitit 2016, janë lidhur dy kontrata porosie, ku Lulja porosiste dy apartamente 2+1 dhe 1+1 në Dhërmi, me një vlerë totale prej 65 mijë euro.

Për porositjen e këtyre dy apartamenteve nga Genci Lulja, tek Gentian Gjoka, ka dhënë pëlqimin dhe përfaqësuesja e kompanisë ndërtuese “J&T Konstruksion”, Eljona Guma.

Të dyja kontratat e porosisë mes Gjokës dhe Lulja, janë nënshkruar përpara noteres Mimoza Shehu në Tiranë. Kontratat janë depozituar dhe në hipotekën e Vlorës, ndërsa shuma e eurove prej 65 mijë të tilla, është paguar në llogarinë e Gentian Gjokës, përmes një transaksioni të një banke të nivelit të dytë. Pas këtij veprimi, Gjoka i ka dhënë çelësat në dorë të dy apartamenteve Genci Lulja, dhe ky i fundit ka lidhur dhe kontratat e ujit dhe energjisë elektrike për dy apartamentet.

Por nuk ka kaluar shumë kohë, kur Genci Lulja, ka mësuar se për dy apartamentet ka kontrata porosie dhe një person tjetër. Pikërisht kjo shtetase ka lidhur dy kontrata porosie me Gentian Gjokën, për blerjen e dy apartamenteve të mësipërme 2+1 dhe 1+1, me një shumë totale prej 77 mijë euro. Nisur nga fakti i shitjes dy herë tek dy persona të ndryshëm të dy apartamenteve, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në muajin dhjetor 2019 arrestimin e Gentjan Gjokës, për akuzën e “Mashtrimit”.

Lexo edhe :  Media polake: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024

Por vetëm pak ditë pasi u arrestua, masa e sigurisë për Gentian Gjokën nga “arrest në burg”, u ndryshua në “arrest shtëpie” nga gjyqtarja e Vlorës Esmerilda Habili. Kjo pasi Gjoka dhe avokatët e tij, paraqitën para trupit gjykues disa ekzaminime spitalore, që tregonin se Gjoka vuante nga sëmundja e zemrës.

Tashmë Prokuroria e Vlorës, ka apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” për Gjokën./Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV