Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Flet psikologu/ Psikologjia e tërmetit, si të menaxhojmë frikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së martës, 28 janar 2020, një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës rihter zgjoi makthet e pësuara nga lëkundjet e dy muajve më parë. Tërmeti i së martës, pritej. Sipas sizmiologëve  vendas, këto lëkundje cilësohen si pasgoditje të natyrshme sizmike, referuar të dhënave historike e shkencore.

Psikologjikisht është e rëndësishme të vëzhgohet se çfarë ndodh në ato çaste në mendjen e individit. Gjithçka ndryshon, dhe sa hap e mbyll sytë, vlerat ndryshojnë në mënyrë thelbësore. “Të gjitha mendimet i nënshtrohen një mutacioni vendimtar dhe të dhunshëm. Kjo ndodh kur ekziston hipoteza e diçkaje që prish përpjekjet e tërë ekzistencës dhe rrëzon renditjen që ka për të gjitha gjërat”, thotë në një analizë të dy muajve më parë, Doktor Loris Pinzani, psikolog dhe psikoterapeut italian.

Sipas tij: “Në ato çaste, në të cilat e shohim veten si të pafuqishëm, çdo klasifikim që duket i palëvizshëm, kthehet në të pasurit e vendit që meriton dhe i kujton individit se sa i ndjeshëm është ai, në çdo moment të ekzistencës së tij. E njëjta gjë ndodh kur një metabolit ndryshon vendndodhjen e tij kimike, kur një leukocit lejon të shpëtojë një qelizë tumorale, ose kur një sistem mendor mbrojtës shpreh një shqetësim depresiv. Shkurt, në çfarëdo rrethane të dëmshme në të cilën e shihni veten në mjedisin tuaj, shfaqet realiteti që vazhdimisht përpiqet të harrojë. Njeriu është shumë më i brishtë nga sa dëshiron të kujtojë dhe duhet shumë pak që kjo të kujtohet prej tij, shumicën e kohës nga e njëjta natyrë që kemi harruar se mund të kemi frikë”.

Por si të menaxhojmë frikën?

Luca Pietrantoni, profesor i asociuar i Psikologjisë së Emergjencave në Universitetin e Bolonjës në një intervistë për traumat post tërmetit shpjegon se si të marrim veten dhe t’i pranojmë këto dukuri natyrore, duke besuar në thelb sipas tij se: “Tërmeti, në një mënyrë dramatike, e rikthen njeriun në dimensionin e tij”.

Profesor Pientrantoni para së gjithash, çfarë i ndodh një personi që jeton kriza paniku nga tërmeti?

Natyrisht që reagimet nuk mund të përgjithësohen, por le të themi që shpesh ata që e gjejnë veten duke përjetuar një katastrofë të pakontrollueshme siç mund të jetë dhe një tërmet, detyrohen të përballen me një situatë të pazakontë pasigurie, me hutimin që rrjedh prej tij, me vështirësinë për të pasur një planifikim për nesër. Ankthi dhe frika, së bashku me zemërimin dhe zhgënjimin janë ndjenjat mbizotëruese.

Çfarë lidhje ka zemërimi me të: nuk mund të zemërohesh me tërmetin?! Tërmeti është një ngjarje e natyrshme, e pakontrollueshme.

Pikërisht për këtë arsye: jetohet me ndjesinë se je në gjendje të kontrollosh ngjarjet dhe tërmeti, për nga natyra e tij, nuk është i kontrollueshëm. Ju nuk mund të parashikoni se kur apo ku do të arrijë: kjo është frustuese në fillim, kështu që ngjall zemërim. Zemërimi vjen nga ndjenja e pafuqisë.

Lexo edhe :  Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët

Në planin fizik çfarë ndodh?

Edhe në këtë rast, reagimet janë nga më të ndryshmet: aty nuk ka patologji të mëparshme, siç janë sulmet e panikut apo ankth patologjik për shembull, në përgjithësi gjenden gjithsesi maja të vërteta ankthi, që provokojnë rritjen e niveleve të adrenalinës dhe kortizolit, përgjegjës për takikardinë dhe të gjitha ndjesitë e shqetësimit fizik që pak a shumë kanë përjetuar gjatë tërmetit të fortë.

Në këtë pikë, sidoqoftë, çfarë duhet të bëjë një person i cili papritmas ka humbur përditshmërinë e tij, e gjen veten të pastrehë, në një tendë, e mbase dhe pa punë?

Në broshurën e realizuar me ekipin e universitetit,  japim tre lloje këshillash për të kapërcyer këtë fazë, e cila ndikon në sferën e sjelljes, njohëse dhe sociale. Sa i përket sjelljes, ju rekomandojmë të përpiqeni ta rimerrni sa më shpejt jetën tuaj të përditshme, për ta shpërqendruar veten me profesionin tuaj. Nëse keni probleme me pagjumësinë, shmangni të gjitha substancat stimuluese dhe në çdo rast drejtojuni ilaçeve vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore. Nga pikëpamja konjitive, njohëse, këshilla më e mirë është të përpiqeni të zbuloni se çfarë po ndodh: kjo nuk ju lejon të kontrolloni ngjarjen, e cila është e pakontrollueshme, por duke e njohur më shpesh atë, e merrni më me pak bezdi. Në fund, për sa i përket sjelljes shoqërore, treguesi më i mirë është të përpiqeni të flisni për atë që ndjeni, dhe të përballeni me të. Konstatohet shpesh se ndjesitë e pakëndshme që përjetohen, janë të zakonshme dhe të përbashkëta.

Po nëse një person vuan nga çrregullime psikologjike si ankthi apo kriza e panikut?

Këto këshilla janë udhëzime të përgjithshme: ata me probleme më të thella është e qartë që duhet të kërkojnë ndihmë nga një specialist.

Një provokim profesor: nuk mendoni se tërmeti në realitet shkërmoq kontrollin që njeriu ka mbi ngjarjet natyrore (dhe jo)? Dua të them që përfundimisht e sjell me këmbë në tokë?

Në një kuptim, po. Ngjarjet si këto shkatërrojnë supozimet kryesore që ne i marrim si të mira dhe për të cilat priremi të mendojmë, të paktën në një nivel shoqëror, për të kontrolluar gjithçka, duke harruar ndërvarësinë e fenomeneve. Tërmeti, në një mënyrë dramatike, e rikthen njeriun në dimensionin e tij. Dimensioni i përsosmërisë njerëzore, në fakt.

Përgatiti L.Veizi

Burimi: firenzetoday.it / st.ilsole24ore.com

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV