Gjendet skaf droge në Pyllin e Sodës, policia kërkon të zotët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka drogë, por ka skafe droge! Kështu ndodh edhe kësaj here në Vlorë. Në pyllin e Sodës, mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur një skaf të braktisur.

Në fakt kanë qenë informacionet që kanë ardhur nga peshkatarët të cilët e kan shquar mjetin e panjohur në brigjet e Pyllit të Sodës, është vendi ku prej 5 vitesh aty gjenden ose thasë droge, ose mjete të parkuara të gatshme për rrugë.

Policia në një njoftim paraprak tregoi se: Një skaf i braktisur është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Dyshohet se skafi është përdorur ose do përdorej për trafik droge. Mësohet se skafi i gjatësisë 9-10 metra është i pajisur me tre motorë.

Pas kontrollit paraprak në skaf nuk është gjetur asgjë, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat që e kanë sjellë në bregdetin e Vlorës pranë pyllit të Sodës.

Policia thotë se ka nisur punën për të verifikuar se nga ka dalë ai mjet aty dhe se po kërkohen drejtuesit ose pronarët e tij. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Lajme të tjera

Web TV