Imazhet që tregojnë krizën e coronavirusit në Wuhan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një imazh i botuar nga The Graudian kap realitetin e shpërthimit të coronavirusit në qytetin kinez, Wuhan.  Në foto duket një burrë me flokë gri, i veshur me një maskë fytyre, i cili qëndron i vdekur në trotuar. Afër tij ka një qese plastike me ushqime ndërkohë që policia dhe stafi mjekësor të veshur me kostume mbrojtëse mundohen që të largojnë trupin nga rruga.

Wuhan, qyteti me 11 milionë banorë është mësuar që të ketë rrugët plot me kalimtarë por ky virus e ka kthyer atë në një qytet fantazmë.

Raportohet se burri ishte i moshës 60 vjeçare ndërsa stafi mjekësor mbështolli trupin e tij me batanije blu dhe u largua. Nga ana tjetër policia grumbulloi pranë vendngjarjes kuti kartoni për të fshehur skenën.

Një grua kalimtare pranë burrit u shpreh se ai kishte vdekur.

“kjo është shumë e tmerrshme. Këto ditë kanë vdekur shumë njerëz.”, -tha ajo.

Stafi menjëherë filloi të pastrojë tokën duke dezinfektuar rrugën ku kishte rënë trupi./Fjala.al

 

Të fundit

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Lajme të tjera

Web TV