Sassoli së shpejti në Tiranë: Negociatat, mbështetje e fortë nga PE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vizitës në Shkup, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, pritet që më 3-4 shkurt të vizitojë dhe Tiranën.

Pak ditë para vizitës, Sassoli tha se vjen në vendin tonë për të “rikthyer shpresën për të ardhmen, pas disa muajve të vështirë”.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i PE-së do t’i drejtohet Parlamentit të Shqipërisë. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe drejtuesit e grupeve politike, Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësuesen e LSI-së Klajda Gjosha. Sassoli, gjithashtu, do të mblidhet dhe do të diskutojë me studentë të universitetit, si dhe me përfaqësues të grupeve të ekspertëve dhe UNICEF-it.

Po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe për të dhënë shpresë për të ardhmen pas disa muajve të vështirë për vendin.

Së pari, do të doja të përsëris solidaritetin tim me Shqipërinë dhe popullin e saj pas tërmetit shkatërrimtar të fundit të nëntorit. Zemra ime është me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ndonëse paratë nuk mund t’i zhbëjnë vuajtjet, ato janë shumë të nevojshme për të rindërtuar shtëpitë dhe infrastrukturën.

Unë mbështetem te bujaria e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve që do të pritet nga BE-ja në Bruksel, më 17 shkurt”, theksoi Sassoli.

Së dyti, dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim shumë të madh, në përputhje me pritjet tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtysë e fortë për reformat që ende nevojiten në udhën e anëtarësimit në BE. Ne do të bëjmë çmos edhe për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva për këtë në mbledhjen e fundit të Këshillit”, u shpreh Presidenti i Parlamentit Europian.

Lexo edhe :  Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Ndërkohë, zhgënjimi nga mosvendimi i Këshillit duhet të përkthehet në energji të rinovuar dhe nisma drejt së ardhmes. Unë e inkurajoj Shqipërinë që të përqendrohet në objektivin e përgjithshëm dhe ta përdorë këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto reforma janë në thelb për më të mirën e vendit tuaj dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron me një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në”, përfundoi ai.

Të fundit

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

IA “kërcënon” profesionet e grave/ Trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më...

Lajme të tjera

Web TV