Basha reagon pas “incidentit” në Qytet Studenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” mbi ngjarjen që ndodhi në Qytet Studenti. Ai pati një diskutim me sportelisten e cila nuk e lejoi të futej në godinat e konvikteve. Kjo e fundit tha se kishte urdhra nga lart për të mos e lejuar kreun e PD-së të futej në ambientet e brendshme.

Ditën e djeshme Basha mori një denoncim nga Bashkia e Tiranës, pasi ai hyri në godinën numër 4. Arsyeja e denoncimit të lëshuar ishte se ai nuk kishte marrë leje për të hyrë në konvikt.

Por sipas Bashës ky denoncim nuk do e ndalojë atë që të vazhdojë të dëgjojë problemet e qytetarëve dhe të shërbejë si ndihmues publik.

Reagimi i plotë i Bashës:

Ngjarjet e 24 orëve të kaluara janë një pamje e qartë e realitetit me të cilin përballet Shqipëria.
Mbrëmë ishim të ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij kombi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga jonë. Rruga e të dëgjuarit, e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.
Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.
Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit.
Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.
Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!

Të fundit

Giacomo Matteotti – historia e vrasjes nga fashistët

-Një martir i demokracisë në Italinë e viteve ’20- Kush ishte Giacomo Matteotti? Giacomo Matteotti (1885–1924) ishte një politikan dhe intelektual...

Tatimet analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit anulon 45 fluturime

Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa...

Studiuesit zbulojnë depozita të mëdha ari

Rezervat më të mëdha të arit në Tokë nuk ndodhen në depo të njohura si Fort Knox, por thellë, nën më shumë se 3...

Lajme të tjera

Web TV